GASTRITI – si ta kurojmë me një regjim ushqimor të shëndetshëm – TAF

“Si një shqetësim shëndetësor kaq i përhapur, gastriti ka nevojë për një dietë ushqimore të veçantë që të mund të lehtësohet. Thënë më saktë, shpeshherë një rregjim ushqimor i përkushtuar përbën kurën më të mirë për zgjidhjen e problemit. Sa më i madh të jetë numri i ushqimeve që shkaktojnë gastritin në regjimin tonë ushqimor, aq më e madhe do të jetë mundësia për djegie stomaku dhe simptoma të ngjashme gastriti.”

Çfarë është gastriti?

Gastriti është një skuqje e mukozës gastrite ose thënë ndryshe e murit të brendshëm të stomakut që është në kontakt me ushqimet, shkaqet e këtij shqetësimi janë të ndryshme dhe ekzistojnë tipologji të ndryshme, që për thjeshtësi ndahen në gastrit të menjëhershëm dhe atë kronik. Shkaktarët kryesor të gastritit dhe që mund të kuptohen lehtësisht për shkak të dhimbjeve në stomak, që shfaqen kryesisht larg vakteve të ngrënies, mund të jenë marrja në kohë të gjatë e ilaçeve jo steroide kundër dhimbjeve, aspirina, alkooli, kafja, tymi i duhanit; por dhe sëmundje të rënda të mushkërive, veshkave, të mëlçisë, djegie, shok apo sepsi. Sapo të largohet shkaku kryesor, dëmtimet shërohen plotësisht e shqetësimi zhduket, ndërsa nëse shkaku vazhdon të jetë, gastriti mund të kthehet në ulçër.

 

Simptomat

  • Dhimbje ose djegie në pjesën e sipërme të barkut: mund të përmirësohet ose mund të përkeqësohet pas vakteve, por mund dhe të na zgjojë natën
  • Të përziera
  • Të vjellta
  • Humbje oreksi
  • Gogësima apo fryerje
  • Ndjesi të stomakut plot pas vakteve
  • Dobësim

 

Si kurohet

Problemet e trejtjes mund të shfaqen për arsye të ndryshme, përfshirë dhe disa faktorë të lidhur me stilin e jetës, stil që ju jeni të aftë ta kontrolloni në rradhë të parë. Në përgjithësi, për të mbajtur aparatin tretës në kushte të mira këshillohet:

Ndjekja e një diete korrekte. Mënyra në të cilën hahet është po aq e rëndësishme se sa ushqmet që përdoren. Zvogëloni racionet, hani në orare të rregullta dhe përpiquni të qetësoheni gjatë vakteve. Përtypuni avash dhe me kujdes.

 

Ruajtja e peshës. Problemet me tretjen mund të shfaqen pamvarësisht nga pesha që ju keni. Por, djegia e stomakut, fryerja dhe kapsllëku kanë tendecën të godasin më shumë njerëzit që janë mbipeshë. Ruajja e peshës së duhur shpeshherë mund të ndikojë në parandalimin apo dhe zhdukjen e këtyre simptomave.

 

Bëni shumë aktivitet fizik. Aktiviteti aerobik jo vetëm që përmirëson frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, por stimulon dhe aktivitetin e muskujve tretës, duke ju ndihmuar që të zhdukni mbetjet nga zorrët sa më shpejt. Këshillohet që të keni si objektiv një seancë aerobie prej 30 minutash në ditë, pothuajse në të gjitha ditët e javës.

 

Mbani nën kontroll stresin. Stresi rrit rrezikun e atakut kardiak dhe infraktit, ul ndjeshëm sistemin imunitar dhe mund të krijojë ose të rëndojë probleme në lëkurë. Përsa i takon aparatit tretës, rrit prodhimin e acideve gastrite dhe ngadalëson tretjen. Stresi, për pjesën më të madhe të njerëzve është i pashmangshëm, kështu që sekreti është që të mësojmë ta përballojmë me sukses: dhe kjo detyrë rezulton më e lehtë nëse ndiqet një rregjim ushqimor i shëndetshëm, nëse flihet mjaftueshëm, nëse bëhet aktivitet fizik në mënyrë të rregullt dhe kërkohen mënyra të duhura për tu shplodhur.

Kini kujdes me ushqyerjen. Nëse episodet e gastritit apo të djegies së stomakut bëhen të shpeshta mundohuni të kini vakte më të lehta e më të shpeshta: në këtë mënyrë do të arrini të zvogloni efektet e aciditetit të stomakut. Gjithashtu mundohuni të shmagni nga rregjimi juaj ushqimor të gjithë ato ushqime që e ndjeni që ju bezdisin e sidomos ato aromatike, acide, të skuqura apo me yndyrë.

 

Ushqimet e këshilluara

Është shumë e dobishme që një sasi të madhe të racionit ushqimor ta përbejnë produktet vegjetale e në radhë të parë drithrat integralë apo gjysëmintegralë si dhe zarzavatet. Veçanërisht, falë nivelit të lartë të glutaminës, lëngu i lakrës së gjallë rrezulton shumë i dobishëm në kurimin e gastritit. Që në vitet ´50, doktor Garnett Cheney, i Universitetit Stanford, nënvizoi rezultatet shumë pozitive vetëm pas 10 ditë kure me bazë lëng të freskët lakre.

Gjithashtu sipas doktor Cheney, një tjetër recetë shumë efikase është lëngu i freskët i saposhtrydhur  i përgatitur nga një tas lakër jeshile (është më e mira, por mund të përdorni dhe lakër të kuqe), 4 fletë selino dhe 2 karota. Ushqimet e freskëta janë të rëndësishme edhe për përmbajtjen e pasur me vitamina, kripra minerale dhe për sasinë e pasur të energjisë jetësore.

Vitaminat A (lakër, karrota, brokoli, kungull, pjepër, kajsia) dhe E (kokrrat e drithërave) pengojnë zhvillimin e ulçerave e gastritit nga stresi dhe janë të rëndësishme për të ruajtur integritetin e pengesës mukoze; gjithashtu, falë veprimit antioksidues, parandalojnë sulmin nga baktere patogjene. Zinku, me të cilin janë shumë të pasur farat e suzamit, luleve të diellit, lajthiat, rrisin prodhimin e mukinës.

Për të rivendosur ekuilibrin e florës së zorrëve është shumë e dobishme edhe mizo (një përbërës kurues, pak i kripur, me bazë soje dhe një drith të fermentuar), një përbërës i shkëlqyer për supëra dhe sallata. Kurues të tjerë janë propoli (shërben si mbyllës plagësh), altea dhe lule malve në formën e çajit, lulet e kamomilit, melisës, lule sahatit, liko fiku etj.”

Ushqime për t´u shmangur

Shumë persona që vuajnë nga gastriti kanë zakon që të pinë qumësht me qëllim zvogëlimin e efektit të aciditetit në tepri. Në të vërtetë, qumështi është një ushqim me nivel të lartë alergjenik, kështu që duhet të mos përdoret nga të gjithë personat që vuajnë nga gastriti. Është mirë madje që të kufizojnë dhe përdorimin e domates, e cila ndikon në acidifikimin e vnerit e kështu që nuk arrin më të neutralizojë ambjentin acid të duodenit. Është mirë që të kufizohet marrja e proteinave me bazë shtazore, pasi përveçse stimulojnë së tepërmi sekrecionet gastrike, ky grup ushqimor kërkon një nivel pH më shumë acid me qëllim që të tretet.

Mes zakoneve që duhet të ndryshojmë gjejmë gjithashtu duhanin. Nikotina zvogëlon prodhimin e sekretinës, një hormon që stimulon prodhimin e bikarbonatit në duoden, funksioni i të cilës është neutralizimi i aciditetit që mbërrin në stomak. Pra në realitet, në zorrët e një duhanpirësi ushqimet mbërrijnë me një ngarkesë acide më të lartë duke shkaktuar në afat gjatë dëmtime të mukozës së duodenit.

Është për t´u shmangur dhe kafja, pasi kafetina stimulon sekrecionet e acidit gastrit; ashtu si dhe erëzat shumë djegëse dhe pijet alkoolike. Faktorë të tjerë për t´u patur parasysh janë ilaçet e në veçanti acidi acetilsalicilik (aspirina), hapat për dhimbje, por që nuk janë steroidë, kortizonët, si dhe disa antibiotikë.

 

USHQIME TE KESHILLUARA

Ushqime PO

kajsia

brokoli zarzavate të ziera vezë

Karota, selino

lëng i lakrës së gjallë

makarona

bukë e thekur

drithra

lakër jeshile/e kuqe

mish i bardhë pa dhjam

fara lini

mizo

pjepër

fara luledielli

drithrat integrale

bishtajoret lajthia peshk

oriz

çajra me bazë (altea, malva, kamonili, melisa, lule sahat)

Nga ushqimet e këshilluara më sipër, kufizohen ose dhe shmangen ato ndaj të cilëve keni mostolerancë ushqimore.

 

Ushqime JO:

pijet aloolike

kafja qumështi domatja

erëza djegëse

sallamrat proteina me bazë shtazore agrumet
djath me yndyrë ose shumë i stazhionuar pijet me gaz luleshtrydhet kiwi

ëmbëlsirat dhe prodhimet e pasura me sheqer dhe maja

 


Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

                                

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply