HISTORI SUKSESI – ALIREDO SADIKAJ. NGA SHTANGAT E BETONIT NË MODEL FITNESI I THE ALBANIAN FITNESS

“WHO DARES, WINS!”

Aliredo Sadikaj – Photo Credit @Alban Domi Photography

“KUSH GUXON, FITON!” 

Njihuni me Aliredon, nje djalosh sa i forte, aq edhe i embel. Nje njeri me shume vlera, kerkues dhe plot enderra. 

Dhe me kete mesazh nis rrugetimi i ketij djaloshi…

“Pershendetje The Albanian Fitness.

Jam nje djalë nga Kuçova dhe jam 19 vjeç. Me quajne Aliredo. Jetoj ne fshat dhe stervitem me mjete qe i kam bere vete, si shtanga prej betoni, gira, hekur tek dhe nje si paralele, kam edhe nje gome etj. Kam disa muaj qe stervitem, por nuk po shikoj ndryshim ne trupin tim. Stervitjen e bej duke pare video ne Youtube ose me info te ndryshme qe mund te gjej. Stervitem bashke me vellan dhe nje shok, por ata nuk e kane dhe me shume qejf. Vellai me thote gjithmone: “Mos bej shume, se te ben dem.”

Ndoshta tani nuk i kam kushtet per te shkuar ne palester, per te bere trupin qe une gjithmone enderroj, por me besoni, eshte nje enderr qe une ia kam vene detyre vetes, qe do ta realizoj, pa marre parasysh veshtiresite qe une do has ne kete rruge.

Duke pare informacionet qe ju jepni rreth kesaj fushe me lindi ideja qe t’ju kerkoj nje ndihme, gjithmone brenda mundesive tuaja, per te me ndihmuar me nje program stervitor ose çfare mendimi keni ju rreth asaj qe bej. Po ju dergoj dhe disa foto te ambjentit ku une stervitem, si dhe nje foto timen që dola para disa ditesh.

Mjetet rrethanore, per t’u stervitur, ne oborrin e Aliredos

Keto jane mjetet qe une bej stervitje. I kam shkruajtur dhe peshat perkatese te girave si dhe kam shpjeguar se si i perdor mjetet e tjera. Dhe shtangat e girat i pergatis me pesha te ndryshme.

Me ndihmoni, pasi une dua te behem si ai (…..)

“palestra” e Aliredos

DUA TË BËHEM SI AI (…………)

Këto kanë qenë fjalët e para që kthyen vëmendjen tone tek ky djalosh nga një fshat i Beratit.

Këto fjalë i dëgjojmë shpeshherë nga djem të rinj që duan të kenë trupin e ëndërrave të tyre. Dhe përpara se të flasim për Aliredon le të flasim rreth kësaj fraze që e dëgjojmë kaq shpesh.

DUA TË BËHEM SI AI

Aliredo Sadikaj, para (before)

Si mund ta kthesh trupin e ëndërrave të tua në realitet?

Të gjithë kemi një ëndërr. Përfytyrojmë dikë. Ai është një një person plot vetëbesim, nuk ka turp ta heqë këmishën në publik dhe nëse është familjar, nuk ka turp të luajë me fëmijët e tij e t’i ndjekë ato me vrap nëpër park. Dëshira për t’u bërë “SI AI” mund t’ju çojë drejt objektivit tuaj ose t’ju ‘paralizojë’ komplet.

Të gjithë e njohim “Atë”

Oh po, Ai është i magjepsës dhe i papërsëritshëm. Ai ka krahë të fuqishëm, gjoks të bukur, shpatulla të gjera dhe muskuj barku me prerje të bukur, ka pikërisht çdo gjë që ti do dëshiroje të kishe.

Ai mund të jetë 25, 30, 40, 50 apo 60 vjeç. Por, duket më i ri, më i drejtë, më i gjatë dhe ka lirshëmrinë e lëvizjeve perfekte. Ai nuk thotë “uff, puff” kur ulet për të lidhur këpucët. Doktori nuk i thotë ke probleme me shtyllën kurrizore, kolesterolin apo e ke përqindjen e dhjamit të lartë.

Hah, AI është doktor i vetvetes.

Ai nuk debaton me gruan se kush do bëjë pazarin apo kush do t’i marrë fëmijët nga kopështi. AI nuk e ka problem të shkojë çdo ditë në punë apo të ndihmojë prindërit e tij për probleme të ndryshme. AI nuk ka mendime të tilla si, më duhet të fokusohem më shumë në veten time.

AI gjithashtu nuk ka gjunjë të dobët apo probleme me zemrën. Kur ke një jetë të tillë, nuk ke frikë nga “vetëtimat dhe bubullimat”.

AI vrapon pas aventurave të jetës së tij, derisa dielli të ketë perënduar dhe nata romantike të nisë. Shikimi xheloz i meshkujve dhe ai adhurues i femrave, e bëjnë atë të ndihet i privilegjuar në çdo ambjent ku shkel. Sepse ai i ka të gjitha, nuk i mungon asgjë.

Aliredo Sadikaj, shenimet gjate progresit

MË BËJ MUA TË DUKEM SI AI!

Sot AI ndoshta mund të jetë Dwayne Johnson apo Lazar Angelov. 15 vjet më pare ishte Brad Pitt në Fight Club. Të gjithë në atë kohë thonin “më bëj të kem atë trup”. 20 vjet më parë ishte Jean Claude Van Damme, Sylvester Stallone apo Arnold Schwarzenegger (ju emërtojeni vetë) ose mjafton të shikoni faqet në Facebook, Instagram apo të shfletoni revistat dhe AI do të shfaqet përballë jush në çdo moment.

Një kopje të TIJ mund ta hasni edhe rrugës kur shkoni në shtëpi, në punë, në palestër apo në plazh. Ndoshta jo perfekt, por inkurajues, pasi ka një trup që të bën të mendosh dhe të veprosh.

Të jemi të sinqertë, e dime që shpeshherë ndihesh i pafuqishëm për të qenë AI dhe nuk bën gjë tjetër veçse sjell nëpër kokë pyetjen “Pse AI i ka të gjitha dhe unë jo?”

Aliredo Sadikaj gjate fazave te ndryshimit et tij

Por, në të vërtetë, a i ka AI të gjitha?

Përgjigja është e thjeshtë. As AI nuk i ka të gjitha. Përpara se ky djalë të bëhej i famshëm edhe ai ka qenë në këtë pike ku je ti tani. Me rutinën e përditshme në shtëpi, stresin në punë, vështirësi nga më të ndryshmet do të thotë që koha nuk është edhe aq e përshtatshme për t’u marrë me veten.

Sigurisht, rrjetet sociale e pikturojnë atë njeri si një njeri tepër të kuruar dhe me pamjen e një jete fantastike. E megjithatë edhe ai lufton, lufton fort për ta mbajtur të gjallë këtë imazh, duke u ndjerë shpeshherë i pazoti dhe gati për të hequr dorë nga shëndeti, fitnesi dhe të ndjerit i gjallë.

Ndoshta kjo sot mund të tingëllojë çuditshëm, por pas kaq vitesh si Trajner Personal kam parë shumë meshkuj vetëm me “brekë”. Në kuptimin e vërtetë dhe atë metaforik. Kostumet e tyre (apo bluzat e varura) duhen hequr. Duhen bërë matjet, duhet vlerësuar progresi, duhen theksuar vështirësitë, duhen përballuar pengesat. Pikërisht atëherë gjithësecili kupton…se përpara se të bëhesh si AI, më parë duhet të përballesh me realitetin. Është e kollajtë të mendosh se të tjerët po ecin më mire se ty.

Të gjithë të tjerët po bien nga pesha apo po ndërtojnë muskuj, apo po bëhen më fit dhe me më pak mundime se ti.

Të gjithë të tjerët e dine se çfarë po bëjnë. Të gjithë të tjerët kanë ‘gjithçka’ që ti nuk e ke. Të duket sikur je i vetmi person në botë me një mal probleme. Dhe se është shumë më e vështirë për ty, krahasuar me të tjerët. 

Aliredo Sadikaj – Photo Credit @The Albanian Fitness

Por, cila është e vërteta?

E vërteta është se NUK ekziston “Të gjithë të tjerët”.

A e shihni pra…

Askush nuk mund t’i shpëtojë realitetit të jetës, të familjes, afateve dhe të ligjeve termodinamike që udhëheqin metabolizmin.

As Lazar Angelov, as “The Rock”, askush.

AI DJALË nuk ekziston në mënyrën se si ju e imagjinoni.

Asnjeri prej nesh nuk është perfekt, të gjithë përpiqemi, luftojmë, jemi qenie njerëzore që mbartim shpresë dhe frikë, me dëshira dhe neuroza, me punë, jetë, fëmijë, mace dhe qen, me kërkesa familjare, me vijat e lehta që na bëhen rrudha dhe me alarmin që na zgjon më herët se ç’duhet, jemi ne që vdesim për çokollata, biskota apo ndonjë gotë verë dhe për të gjithë pjesën tjetër të realitetit.

Asnjë prej këtyre nuk bëhet lehtë, duke bërë gjasme. Asgjë nuk arrihet duke folur nga kafeneja, duke parë e duke mos vepruar, duke moslexuar, duke mosdëgjuar, duke mos kërkuar ndihmë, duke u ankuar gjithë ditën, duke kërkuar rrugë të shkurtëra e mbi të gjitha duke mos pasur besim në aftësitë e tua.

Aliredo gjate rutines se tij te perditshme, ne debore. Natyra eshte palestra e tij me e mire.

E kush tha që trupi bëhet vetëm në palestër? Kush tha që trupi nuk bëhet pa marrë suplemente shtesë? Kush tha që për të bërë trupin kushton shumë? Kush i tha këto, të shohë mire se ç’ka realizuar vetë në jetën e tij, pasi nëse ke objektivin e qartë, nëse ke dëshirën, vullnetin dhe nuk heq dorë nga ëndërra jote, çdo gjë bëhet.

E pra, Aliredo është shembulli më i mire, që hedh poshtë çdo mendim të tillë negativ. Pamvarësisht kushteve ekonomike, motit apo mjeteve të stërvitjes ai nuk hoqi dorë dhe vazhdon të jetë shembull, për të gjithë ata që e njohin. Ai nuk pyet nese eshte diell pervelues, ere, shi apo debore. Ai stervitet ne cdo kohe. Ai nuk thote asnjehere u lodha, por vazhdon me vendosmeri edhe pse djersa i shkon curke. Ai ka besim ne punen tende dhe nuk ta shpenzon asnje minute dem. Ai eshte i etur te dije e te vere ne praktike cdo gje, qe i sherben qellimit te tij.  

Aliredo Sadikaj – Photo Credit @The Albanian Fitness

Njësoj si Aliredo, më ka ngelur në mendje një djalosh rreth të 17-ave në njërën nga palestrat ku unë stërvis klientët e mi. atë ditë klienti më njofoi se ishte me vonesë dhe vendosa të shkoja në pistën e vrapit. Duke shkuar atje më zë syri këtë djalosh. Ishte ulur në Preacher Bench (në stolin e pjerrët 45 grade) për të bërë bicep curl dhe po e bënte ushtrimin aq i fokusuar dhe me një nivel profesionisti. Pas përfundimit të çdo seti, ai do të vendoste EZ-Bar-in në vendin e vet, do të merrte bllokun e shënimeve dhe do të mbante shënime (patjetër që mund të ishin shënime të përsëritjeve apo peshave që përdorte në çdo set). 

Qëndrova për një moment duke e pare atë në rutinën e tij. Me sinqeritet, po lodhte mender bythën si të ishte një i rritur me eksperiencë shumëvjeçare edhe pse ishte vetëm një djalosh. Menjëherë në fytyrën time kaloi një buzëqeshje, për mënyrën se si ky djalë po stërvitej. Krijova një respekt për atë çka po bënte. Ai, si pa kuptuar po i turpëronte të gjithë më të mëdhenjtë, që silleshin vërdallë me telefona nëpër duar apo duke biseduar me njëri-tjetrin ulur e madje duke zënë edhe veglat që mund të stërviteshin të tjerët. Pikërisht ata që e mbajne veten si boss në një palestër.

Aliredo Sadikaj – Photo Credit @Alban Domi Photography

Nëse do të kisha mundësi të investoja tek ky djalosh do ta bëja me kënaqësi, sepse duke pare mënyrën se si e bëri seancën nga fillimi e deri në fund, jua garantoj se pas 10-15 vitesh AI do të jetë duke shijuar frytet e suksesit të tij.

Dhe ishte pikërisht kjo veçanti që karakterizonte edhe Aliredon, krahasuar me të gjithë ata që na kanë shkruar në inboxin e faqes sonë në facebook. Aliredo është një djalë me këmbë në tokë, që nuk e fsheh aspak realitetin, por pikërisht në këtë realitet ai hedh hapat e pare për të realizuar ëndrrën e tij.

Aliredo nuk na kërkoi informacion për proteina e suplemente (siç bëjnë pjesa më e madhe), por ndihmën për të realizuar ëndërrën e tij, për të realizuar objektivin që i kishte vënë vetes, pamvarësisht vështirësive dhe pengesave. Kërkoi atë, që çdokush që do të ecë me baza të forta për ndryshim dhe realizimin e objektivit dhe nuk ka frikë të përballet me vështirësi dhe kjo vlen për të gjitha fushat e jetës.

Aliredo Sadikaj – Photo Credit @The Albanian Fitness

Kjo e bën Aliredon të përgatitur për këto vështirësi dhe i jep mundësinë për të hedhur hapin tjetër të ndryshimit, atë të planifikimit të një programi të një programi të përshtatshëm, për të realizuar objektivin përfundimtar.

E pra, ishte përkushtimi, vendosmëri, përulësia dhe vetëbesimi i Aliredos, që na bëri t’i përkushtohemi me shumë dëshirë, për një periudhë 6 mujore, që ai të merrte drejtimin e duhur.

 

Aliredo Sadikaj – Photo Credit @The Albanian Fitness

Duke u bazuar në kushtet që kishte Aliredo, përgatitëm programine përshtatshëm për të. Nuk ishte e lehtë ta bëje një gjë të tillë, pasi për shkak të kushteve, kishte shanse që programi të mos realizohej si duhej.

Por, është pikërisht ajo që thamë më lart dhe duke u njohur më shumë me Aliredon dhe karakterin e tij, u shtua besimi që ky program do dilte me sukses.

Aliredo Sadikaj, TAF – Photo Credit @Alban Domi Photography

Ne nuk do t’i kishim hyrë një pune të tillë, nëse nuk do të ishim të bindur në aftësitë dhe vendosmërinë e Aliredos. Dhe ai ia doli. Sigurisht fitnesi eshte pasioni i tij dhe sapo ka filluar.  Tashme ai eshte model i The Albanian Fitness dhe ai do te jete vete model i programit te tij, program i cili do te jete shume shpejt i disponueshem ne website, per te gjithe ata qe kane nje enderr si Aliredo. 

Ishte një kënaqësi për ne, që të takonim Aliredon, pikërisht në vendlindjen e tij, ta njihnim më nga afër këtë djalë, me të cilin kishim kontaktuar vetëm virtualisht, të njihnim familjen e mrekullueshme të tij dhe mbi të gjitha të shihnim nga afër “palestrën” e tij.

TAF me Aliredon dhe familjen e tij

Më kujtoi kohën kur dikur stërviteshim në të tilla kushte dhe kush e ka provuar e di çfarë emocionesh ndjen.

Objektivi i Aliredos ishte që të shtonte 10kg muskuj për 6 muaj. Sigurisht nuk ishte e lehtë me kushtet e tij, por është pikërisht kjo e bën të veçantë këtë histori.

Megjithatë, duhet ta theksojmë, që nëse Aliredo do të ishte stërvitur në kushte te tjera, rezultati do të ishte akoma më i mire. Pamvarësisht kësaj, ai ka bërë të pamundurën për të arritur ojektivin që ne sëbashku vendosëm që në fillim të programit.

FOTO GALERI ME DISA PREJ FOTOVE, QE ALIREDO NA KA DËRGUAR GJATË KOHES SE TRAJNIMIT

Një here të vetme, na duhet të jemi të sinqertë rreth asaj çka ndodh në jetën tone – për të ndaluar së menduari së qënuri i vetmi person që nuk është fit mjaftueshëm, i zgjuar mjaftueshëm, së bashku mjaftueshëm, së bëri të gjitha gjërat brenda një dite, në je apo nuk je bir/baba/bashkëshort/mik/koleg I mire apo çfarëdoqoftë – nuk duhet te jemi kopje e origjinalit te TIJ. 

MOS U BËNI SI “AI”!

NDIQNI ENDERRAT TUAJA, JEPNI MAKSIMUMIN, JINI TE VENDOSUR DHE KEMBENGULES!

BËHUNI VERSIONI MË I MIRË I VETES SUAJ!

Aliredo Sadikaj – Photo Credit @Alban Domi Photography

 


Postime te ngjashme:

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply