DISA NGA MITET E KRIJUARA PER 6-PACK, TE CILAVE NUK DUHET T’U BESONI – TAF

Arritja e të pasurit të një beli të bukur e të prerë është një dëshirat më të mëdha të pjesës më të madhe të njerëzve edhe pse kjo ngelet një nga gjërat më të vështira për t’u arritur. Gjëja e fundit që do të donit, ndërkohë që mundoheni me mish e me shpirt për të nxjerrë në pah 6-pack-un tuaj janë këshillat e gabuara dhe pa kuptim, që shpeshherë ju vjen në formën e një informacioni korrekt.

Më poshtë, po ju rendisim disa nga legjendat më të famshme të krijuara rreth muskujve të barkut, të cilat për hir të së vërtetës, besohen dhe praktikohen nga një masë e gjerë.

 

  1. Planks janë më efektive se crunches (ose e kundërta)

Ushtrimi: Plank
Ushtrimi: Plank

Shumë kohë më pare, crunches konsideroheshin si “the top” i të gjitha ushtrimeve për abdominalet. Megjithatë, më vonë, ishte ushtrimi Plank që zbriti crunches nga froni ku qëndronte dhe kjo e bërë duke filluar që nga trajnerët personalë e deri deri te gurutë e fitnesit, të cilët theksonin gjithnjë e më shumë avantazhin e plank kundrejt sit ups. Por, rezultoi se crunches mund të jenë po aq efektive sa edhe planks dhe e kundërta. Nuk ka të bëje me llojin e ushtrimit që po bëni, por me intensitetin dhe shpeshtësinë e seancës suaj për muskujt e barkut, gjithashtu dhe duke vënë në shënjestër pjesë të ndryshme të belit, përmes llojeve të ndryshme të lëvizjeve dinamike dhe variacioneve.

 

  1. Një seancë e mire stërvitore rregullon një dietë të keqe

Nëse kjo do të ishte sadopak e vërtetë, atëherë të gjithë do t’i vrapit e do të bënim ca km të mira e pastaj do t’I futeshim patatinave, burgerave dhe ëmbëlsirave, për qejf të shpirtit. Për fat të keq, trupi ynë nuk funksionon kështu. Muskujt e barkut, në pjesën më të madhe të tyre, krijohen në guzhinë. Ju nuk do të jeni në gjendje ta nxirrni në pah 6-packu-n tuaj, nëse ai është I fshehur nën një shtresë dhjami dhe nuk ka ushtri ushtrimesh që t’ia kalojë një diete të keqe.

 

  1. Ju mund ta eleminoni dhjamin e barkut me nje ushqim te caktuar

Ah, sikur të ishte e mundur! E vërteta është, ndërkohë që nuk ka një lloj ushqimi të caktuar që vë në shënjestër direkt dhjamin e barkut, një dietë e shëndetshme dhe e balancuar do t’ju ndihmonte ta zhduknit atë shtresë dhjamore gradualisht. Si rrjedhojë e kësaj, ju do të jeni të aftë të shihni muskujt e barkut të dalin në pah, pak e nga pak.

 

  1. 6-pack arrihet vetëm duke bërë Crunches

Ndërkohë që Crunches është një lëvizje e famshme efektive për të vënë në punë abdominalet tuaja, ato në fakt vënë në punë vetëm muskujt Rectus Abdominus dhe sigurisht që 6-packu nuk përbëhet vetëm nga rectus abdominus. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të bëni Crunches, jo, vazhdoni, por mos u përqëndroni vetëm aty. Bëni edhe ushtrime të tjera për Abs, në mënyrë që të godisni edhe muskujt e tjerë të kësaj pjese dhe përsëri sigurohuni që të keni një dietë të balancuar dhe të kombinuar me një regjim trajnimi HIIT, gjë e cila do të funksionojë në mënyrë perfekte për belin tuaj.

 

  1. Të bësh vazhdimisht të njëjtën rutinë për Abs është efektive

Ashtu si me çdo lloj ushtrimi, kur ju filloni të përmirësoni nivelin tuaj të fitnesit, ju duhet ta sfidoni veten me sfida të reja, në mënyrë që të krijoni muskuj më të forte. Ekzekutimi i vazhdueshëm e të njëjtave ushtrime çdo ditë, do të rezultojë në një plateau të paevitueshëm, moment ku ju do të ndaloni së pari përmirësime drastike.

 

  1. Më shumë përsëritje = Më shumë abs

Jo. Çelësi për të goditur në mënyrë sa më efektive muskujt e barkut nga pjesa e lart e deri poshtë, nuk është të bësh miliona përsëritje. Është të ekzekutosh rutinën tënde të abs me formën dhe teknikën e duhur. Ka shumë të rinj në palestër që do t’ju bëjnë të besoni se duke bërë 100, 200 apo më shumë sit-up apo press ups do të bëheni fit dhe do t’ua mbushin mendjen se kjo është e drejtë. E vërteta është, ju mund të bëni përsëritje sa të doni, por nëse nuk jeni duke e ekzekutuar ushtrimin në mënyrën e duhur – ju thjesht po harxhoni kohën dhe energjinë tuaj.

 


FIT NË 12 JAVË

 


 

Postime te ngjashme:

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply