VARIÇET: Sportet e Këshilluara – TAF

 

Shqetësimi i variçeve prek një numër të madh të popullsisë: vuajnë rreth 25% e femrave dhe 15% e meshkujve mbi 50 vjeç. Ato shfaqen si forma të çrregullta dhe të mëdha venash, duke goditur në mënyrë të veçantë  venat  e artiereve të poshtme. Kur dukuria shfaqet tek këmbët, pothuajse gjithnjë ka një problem me pamjaftueshmërinë venoze ose të një grumbullimi gjaku që nuk arrin të rrjedhë lirshëm në brendësi të venave.

Gjithashtu, shfaqja e variçeve shoqërohet gjithnjë me prezencën e kapilarëve joestetik në dukje, që shfaqen si njolla të degëzuara mengjyrë të kuqe, me vija të gjata dhe të ndërthurura. Këto njolla shkaktohen nga dëmtimi i mureve të holla të kapilarve, si rrjedhojë e një grumbullimi lëngu në inde dhe një shtypje të tejskajshme brenda enëve të gjakut.

Variçet: sportet e këshilluara

Një stil jetese i shëndetshëm, i përbërë nga një regjim ushqimor i ekuilibruar dhe një aktivitet i rregullt fizik, mund të bëjë shumë kundër problemit shqetësues të variçeve. Të praktikosh një sport mund të jetë një terapi shumë e mirë shtesë për ata persona që tashmë vuajnë nga ky problem ose një mënyrë shumë efikase për ta zhdukur apo parandaluar. Stërvitja fizike, në të vërtetë, ndihmon në qarkullimin e gjakut, shmang që gjaku të depozitohet dhe favorizon në përmirësimin në përgjithësi të mirëqënies psiko-fizike të çdo individi që e ushtron.

Përsa i takon këtij problemi, mes sporteve të këshilluara për të luftuar problemin e variçeve, mund të themi që kemi një shumllojshmëri mes të cilëve mund të zgjedhim. Duke lenë mënjanë sportet që përfshijnë lëvizje e hedhje shumë të forta, mund të themi që janë për tu patur në konsideratë këto aktivitete fizike:

Not ose gjimnastikë në ujë – sportet e praktikuara në ujë kanë avantazhin e madh që stërvisin të gjitha muskujt, duke na lejuar që t’i realizojmë levizjet më me shumë lehtësi dhe më me pak lodhje, duke na bërë që ta ndjejme trupin më të lehtë e për rrjedhojë nuk e ndjejmë rëndesën në arteriet e poshtme, pikërisht aty ku shpeshherë fillon problemi i variçeve, Dhe dobia e fundit, por shumë e rëndësishme e sporteve të ushtruara në ujë: këto lloje sporti  janë një “masazhues” fantastik i trupit dhe janë në gjëndje  nëpërmjet lëvizjeve të tyre, që ti sjellin shumë përfitime qarkullimit të gjakut;

Biçikleta apo crosstrainer – të përkryera përsa i takon përfitimeve në qarkullimin e gjakut, këto dy pajisje sportive na lejojnë që të kujdesemi për aparatin kardiovaskular në mënyrë efikase, falë llojit të lëvizjes që lejojnë të bëjnë. Gjithashtu, ofrojnë një ndihmesë të rëndësishme në luftimin dhe parandalimin e variçeve. Të zgjedhësh nëse do stërvitesh me një biçikletë tradicionale apo një cross trainer është  thjesht  një zgjedhje personale. por rezultatet janë pothuajse të njëjta.

Ecja ose vrapi – një ecje e shpejtë ose një vrap (kjo i fundit me ritmin që dëshironi ose mundeni)  janë perfekte për të luftuar variçet aq shumë të bezdisura. Thuhet madje që, të ecësh me një ritëm të shpejtë mund të jetë një nga armët më efikase kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për qarkullimin e gjakut. Ecja me hap të shpejtë lejon  madje, të riaktivizohet pompa venoze dhe të kundërshtohet kështu qarkullimi i keq i gjakut;

Të bësh ski – kush mundet dhe i pëlqen ky sport, duhet  ta dijë që ai është i përkryer për të ndihmuar qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e tij të mirë. Të bësh ski lejon një lëvizje të mirë të artikulacioneve të këmbëve, ofron një frymëmarrje të thellë dhe çfarë është shumë e rëndësishme  praktikohet në një ambjent shumë të shëndetshëm;

Golf – kush preferon këtë sport do të jetë i lumtur të dijë që golfi mundëson që të kundërshtohet fenomeni i variçeve dhe qarkullimit të keq të gjakut pasi na detyron të ecim shumë. Golfi bashkon përfitimet e stërvitjes dhe të ecjes.

Vallezimi – vallezimi tradicional është shumë i përhapur e sidomos për brezat tashmë jo të rinj. Vallezimi është një ushtrim i përkryer në të gjitha aspektet, në veçanti sepse është harmonik, zbavitës dhe mund ta vallzojnë të gjithë.

 


Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply