DILEMA: A ËSHTË PROTEINA E TEPËRT E DËMSHME? – TAF

protein

Të konsumosh proteine më shumë se sa ke nevojë, sigurisht që nuk ofron asnjë avantazh qoftë në shëndet, apo në performancë. Në momentin që trupi merr sasinë e kërkuar e të rekomanduar, sasia shtesë e proteinës nuk do të kthehet në muskuj, as nuk do të rrisë masën e muskujve tuaj, as forcën dhe as staminën.

Grupi aminoacid i proteinës, me përmbajtje nitrogjeni, shndërrohet në mëlçi në një substance të quajtur urea. Kjo më pas kalon tek veshkat dhe nxirret jashtë përmes urinës. Tepricat e proteinës kthehen në glukozë dhe përdoren si element energjie. Po ashtu, mund të përdoret menjëherë si karburant ose të depozitohet, zakonisht si glykogjen. Nëse aktualisht po e merrni sasinë e nevojshme të karbohidrateve, për të rimbushur depozitat e glykogjenit, glukoza e tepërt mund të kthehet në dhjam.

Edhe pse, në anën praktike, një gjë e tillë nuk ndodh në masë. Shtimi i dhjamit zakonisht vjen si rezultat i konsumit të kalorive të tepërta, veçanërisht të yndyrnave. Studimet e fundit kanë treguar se konsumimi i proteinave rrit shkallën e metabolizmit dhe për këtë një sasi e konsiderueshme kalorish proteinike oksidohen dhe nxirren në formën e nxehtësisë. Si rrjedhojë, tejkalimi më i vogël i sasisë së proteinave ka shanse të kthehet në dhjam.

Më parë, thuhej se proteina e tepërt mund të shkaktonte dëmtim në mëlçi dhe veshka dhe ushtronte presion të madh mbi këto organe. Por, një gjë e tillë nuk është vërtetuar asnjëherë tek njerëzit e shëndetshëm, prandaj ngelet thjesht një mundësi teorike. Megjithatë, ata persona që kanë probleme me mëlçine, apo veshkat, udhëzohen që të kenë një dietë ushqimore me përmbajtje të ulët proteine.

proteine

Është deklaruar gjithashtu se, konsumimi i tepërt i proteinës çon drejt dehidratimit, pasi merret ujë shumë më tepër nga lëngjet e trupit, në mënyrë që të hollohet dhe nxirret jashtë sasia e rritur e uresë (që përmendëm edhe më lart). Kjo ka dale si rezultat i një studimi Eksperimental Biologjik të bërë në New Orleans, në të cilën u gjet se një dietë proteinike e lartë e konsumuar për 4 javë rresht, shkaktoi dehidratim në sportistët e trajnuar.

Nga ana tjetër, kërkuesit e Universitetit të Connecticat, u shprehën se e gjitha kjo mund të ishte evituar nëse do të ishte shtuar sasia e lëngjeve të konsumuara nga atletët. Dhe kjo, nuk do të përbënte ndonjë problem nëse pihen lëngje mjaftueshëm.

Frika se dietat me nivel të lartë proteine mund të shkaktojnë nxjerrjen në sasi më të mëdha të kalciumit, duke rritur rrezikun ndaj osteoporozës, janë të pabaza gjithashtu. Një studim i bërë në Universitetin e Maastrict, në Belgjikë, zbuloi se një dietë 21% proteinike nuk jepte efekt negative ndaj sasisë së kalciumit, krahasuar me një një dietë 12% proteinike.

Si përfundim, konsumi i tepërt i proteinave nuk përbën rrezik për shëndetin, por as nuk të ofron avantazhe. Gjithmonë, duhet pasur parasysh se marrja e saj bëhet në bazë të moshës, të peshës, të aktivitetit fizik, te objektivit dhe disa faktorëve të tjerë.

Ata që merren seriozisht me fitnes dhe në përgjithësi me një disiplinë sportive, janë shumë strikt me dietën dhe mbi të gjitha me sasinë e përcaktuar të proteinave që duhet të marrin, as më shumë e as më pak. Edhe këtu duhet pak matematikë dhe shumë vullnet nëse do rezultate.

 


 

Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply