STËRVITJA, ILAÇI MË I MIRË PËR TË ZHGËNJYERIT NË DASHURI – TAF

Kur po rimëkëmbemi pas një ndarjeje, gjëja e fundit që na shkon ndërmend është të shkojmë në palestër, e lejojmë veten të zhytemi në trishtim apo ta kthejmë zemërimin, stresin dhe inatin tek ushqimi dhe ta harrojmë kretësisht shëndetin dhe fitnesin. Besoj e keni dëgjuar frazën “fillon të marrësh tatëpjetën”. Epo, kjo nuk është shenjë e mire.

Një ndarje mund të lëre ndjenjën e trishtimit, melankolisë dhe humbjes së kontrollit. Mos bini pre e të rënit poshtë e më poshtë. Uleni atë kuti akulloreje, dilni nga shtëpia, mjaft qatë mbi qumështin e derdhur, ngrihuni dhe merrni nën kontroll jetën dhe shëndetin tuaj. Eshtë pa padiskutim një nga mënyrat më të mira për të harruar dike dhe për të ecur përpara me hijeshi dhe dinjitet.

Punoni për të qenë version më i mire i vetes suaj dhe lumturia do t’ju ndjekë. Nuk besoni? Lexoni më poshtë për të zbuluar se si stërvitja mund t’ju ndihmojë të kapërceni një ndarje të dhimbshme.

 

Redukton Stresin

Bashkë me ndarjen vijnë edhe mjaft emocione negative – inat, trishtim, pendesë – dhe një rrollercoaster ndjenjash mund të jetë stresuese dhe madje e rrezikshme.

Dhe kur vjen puna për të kontrolluar nivelin e stresit, të gjithë e dimë se nuk ka asgjë më të mire se një stërvitje e mirë.

Qoftë nëse luani sportin tuaj të preferuar, qoftë aktivitete duke shijuar natyrën apo thjesht duke ngritur pesha në palestër, të qënurit aktiv lejon trupin tuaj të çlirojë endorfinë, hormonin e lumturisë, i cili është provuar shkencërisht që lufton stresin.

“Ndarjet jane te dhimbshme, por te humbasesh dike qe nuk te respekton dhe vlereson ne fakt eshte nje fitore dhe jo nje humbje”.

Sigurisht, që pjesa më e vështirë e kësaj, është të ngrihesh nga vendi, të veshësh atletet e të dalësh jashtë. Për fat të mire, ka disa strategji motivimi, për t’ju ndihmuar të gjeni motivimin e duhur dhe të munguar. Besojeni: kur të filloni të djersiteni, do të ndiheni shumë herë më mire.

Duhet kurajo, motivim dhe një force e madhe ta çoni veten, të shkundni pluhurin dhe të shkoni në palestër – një gjë jo aq e lehtë për ta bërë kur ndiheni keq. Por, duhet të ecni përpara. Jeta nuk ndalon pas ndarjes me ex-in tuaj dhe nuk duhet të ndalojë as stërvitja juaj.  

Fitoni Vetëbesim

Një ndarje mund të ndikohë negativisht në mënyrën se si e shihni veten tuaj. mos lejoni që kjo gjë të ndodhë. Ecni para duke e ushqyer veten me energji pozitive për të krijuar një person më të forte dhe plot vetëbesim. Fokusohuni në fuqinë tuaj, tek muskujt dhe tek gjërat e mrekullueshme që trupi juaj mund të bëjë për ju.

Të ushtruarit fizik është një mënyrë e shkëlqyer për të rifituar vetëbesimin, pikërisht në kohën në të cilën keni më shmë nevojë. Kur ju ta shihni se sa të forte jeni dhe atë çfarë trupi juaj është në gjendje të arrijë, atëherë do të filloni të hiqni çdo dyshim rreth vetes suaj dhe do mësoni ta doni atë sërish.

Përpos kësaj: Nuk të dhemb arsyeja të dish se sa bukur do të dukesh në kostum plazhi apo me një bluzë të ngushtë.

 

Kthehuni në jetën reale

Pas një ndarjeje, jeta juaj do ketë nevojë patjetër për disa rregullime. Periudha e tranzicionit ka krijuar rrëmujë e konfuzion. Ja përse, menjëherë pas një ndarjeje ju duhet të punoni për të instaluar një rutinë të re, e cila do të vërë në vend një ndjenjë qetësie dhe do ta pastrojë jetën tuaj nga kaosi emocional. Pasja e një programi stërvitori jo vetëm që do t’ju bëjë të dilni nga shtëpia, por do t’ju bëjë të riktheheni më të forte se asnjëherë.

Një rutinë e rregullt stërvitore do t’ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar dhe të organizuar. Gjithashtu, vajtja në palestër, luajtja e një sporti me skuadër apo pjesëmarrja në klasa fitnesi është një mënyrë perfekte për të qëndruar nën shoqërinë e njerëzve dhe për të bërë njohje të reja – të cilat janë kaq të rëndësishme kur ndiheni të vetëm e të trishtë.

Vini veten në plan të pare

Pranojeni: Ju mund të keni shkuar në palestër me idenë e pare në mendje për të arritur “trupin hakmarrës”, por ama është shumë e rëndësishme se të bëheni fit pas një ndarjeje nuk ka të bëje me ex-in tuaj – ka të bëje me JU. Të shpenzosh kohë në palestër apo të bësh aktiviete të ndryshme fizike është një mënyrë për t’u rilidhur me veten tuaj dhe për ta trajtuar veten me dashuri. Gjeni kohë për t’u stërvitur, për t’u ushqyer shëndetshëm dhe merreni veten me të mira here pas here. Mund të jetë një seancë masazhi, një sauna relaksuese pas një seance stërvitore, një veshje e re, një prerje e re flokësh – çdo gjë që do t’ju bënte të ndiheshit të përkëdhelur dhe të veçantë.

 

Merrini gjërat shtruar

Ok në rregull, të gjithë e dimë që ndarjet janë të dhimbshme. Merrni frymë thellë, vishni ato atlete dhe bëni hapin e pare për t’ju ndjerë më mire. Jepini prioritet shëndetit dhe lumturisë suaj – ju jo vetëm do të shikoni trupin tuaj duke ndryshuar, por edhe edhe perspektivën gjithashtu. Kur ju jeni version më i mire i vetes suaj, keni më shumë shanse për të tërhequr dike që ju admiron për energjinë dhe shpirtin pozitiv.

Prandaj, çfarë po prisni? Mjaft ndjetë keqardhje për veten tuaj, çohuni dhe lëvizni. Mbajeni mend, ju do të dukeni shumë here më bukur, do të ndiheni shumë më mire dhe do të fitoni një force të brendshme dhe një vetëbesim të madh.

 

FIT NË 12 JAVË


Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply