Arsyet se përse ndiheni ende të pasigurt edhe pasi keni arritur formën trupore të dëshiruar – TAF

 Të drejtuar nga biznesi i madh, pritshmërite kulturore dhe medias, të gjithë neve na shitet i njëjti imazh lumturie: të dobët, të tonifikuar dhe të bukur.

Kur ne shohim personat e famshëm të dobët, modelet e fitnesit dhe ndikuesit e mediave sociale që shfaqen të lumtur e perfekt, është e vështirë që të mos e barazosh të qënurit fit me suksesin. Kjo është e përjetësuar me reklama të stërvitjeve në modë dhe suplementeve për humbje peshe, duke u shfaqur me vetbesim dhe të bukur “pas” si një provë e efikasitetit të tyre të supozuar.

Por, fasada e tyre e ndershme është dhe faji jonë, gjithashtu. Ne vendosim fotot tona më të mira në mediat sociale, duke i modifikuar me kujdes dhe duke u kujdesur që jetët tona të shfaqen nga këndvështrime perfekte me qëllim për t’ju treguar të tjerëve se sa të lumtur ne jemi. Është e vështirë që të shmangen këto mesazhe dhe të mos krahasohen, duke i treguar vetes që nëse ne do të dukeshim në një farë mënyre, atëherë ndoshta ne, gjithashtu, më së fundmi do të ndihemi rehat dhe me vetbesim në trupin tonë.

Sikur të ishte kaq e lehtë. Shumë njerëz, edhe pasi kanë harxhuar shumë mund dhe kohë për të ndryshuar trupin e tyre dhe për të patur format e dëshiruara, vazhdojnë të ndihen po aq të pasigurtë sa në fillimet e rrugtimit të tyre në palestër. Si është e mundur kjo?

Më poshtë po ju paraqesim disa arsye se përse ju mund të vazhdoni të ndiheni të pasigurt edhe pasi të keni mbërritur në formën trupore të dëshiruar – dhe çfarë të bëni për këtë.

 

Të jesh në formën trupore të dëshiruar  nuk do të thotë që ke gjithçka

Kur ne përqëndrohemi aq shumë për tu shfaqur në një mënyrë të caktuar, jo domosdoshmërisht po merremi dhe me arsyet e vërteta që fshihen pas pasigurive tona. Fotot e instagramit të modeleve të fitnesit perfekte e fshehin të vërtetën – që nuk ka rëndësi se sa fort ne stërvitemi, të jesh në një formë perfekte trupore, nuk do të thotë që jeta juaj do të jetë papritmas dhe e përkryer. Të kesh një trup të përkryer nuk do të garantojë që të keni më shumë takime apo që do ta kapni dhe promovimin në vendin e punës. Të jeni të sigurt që, të arrish format trupore të duhura kërkon shumë mund, por të punoni me vetbesimin tuaj dhe të keni kurajon që të ndiqni sukseset në jetë përtej formës fizike është çelsi i suksesit.

Ne mund të ndryshojmë mënyrën se si shfaqemi para botës, por ne duhet të ndryshojmë dhe mënyrën se si ne shfaqemi para vetes. Kjo, pasi vetbesimi nuk vjen nga mënyra se si i shfaqeni botës, por se si i shfaqeni vetes. Është një çështje e të menduarit ajo çka bën diferencën dhe jo sasia e stërvitjes.

 “Të qënurit në formë” ka kuptim të ndryshëm për çdo person

Të jesh fit duket sikur ka të bëjë me pasjen e muskujve 6 pack të barkut dhe një trup të pabesueshëm në rroba banje – por, gjithashtu mund të jetë fit një person me masën 12 që është në gjëndje të ketë një rezultat shumë të mirë në gjysëm maratonë. “Në formë të mirë” nuk ka të njëjtin kuptim për çdo njeri dhe është shumë e rëndësishme që ta kujtoni mirë këtë dhe të keni një sjellje pozitive ndaj vetes. Nëse ne gjatë gjithë kohës shohim dhe e krahasojmë veten me të tjerët, ne kurrë nuk do të ndihemi të sigurt. I vetmi person me të cilin mund të krahasojmë veten është pikërisht vetja jonë sot dhe dje. Të kujtoni se sa shumë rrugë keni bërë – në vend që ta krahasoni veten me të tjerë – mund të ofrojë një shpërthim në rritje të vetbesimit.

 

Pritshmëritë jo realiste

Shumë prej nesh e kanë në mendjen e tyre imazhin e “trupit perfekt” edhe pse ne të gjithë e dimë që pëkryeshmëria  është e paarritshme. Të përpiqesh (e te dështosh) për të arritur të ashtuquajturin trup perfekt mund të na çojë drejt pasigurisë dhe ndjenjave negative, ashtu si kufizimet dhe fiksimet që mund të na largojnë nga shijimi i jetës. Le të heqim dorë nga të qënurit të përkryer dhe të punojmë fort për tu ndjerë krenarë përpara vetes tonë jo të përkyer.

Ta bësh atë për arsyet e gabuara

Kjo mund të jetë e vështirë për shumë nga ne për tu pranuar, por e vërteta është se shumë prej nesh përpiqen të “jenë në formën e duhur” në mënyrë që të shfaqen në një farë mënyre. Ndërsa është normale që dëshirojmë që të dukemi sa më mirë, nëse përqëndrohemi vetëm tek forma fizike, do të humbasim pafundësinë e dobive që vijnë gjatë ushtrimit të fitnesit.

Të ndihesh i fortë, të kesh më shumë energji, të flesh më mirë dhe të luftosh disa sëmundje janë vetëm pak nga dobitë që janë pa kundërshtim shumë më të rëndësishme se sa të kesh një bark të sheshtë apo kofshë të holla. Kur ne përqëndrohemi në të gjitha arsyet e tjera për të qënë në formë, dhe jo vetëm në arsyen për tu dukur mirë, ne fillojmë të ndihemi shumë mirë rreth vetes tonë – dhe kjo sjell vetbesim e siguri.

Kërkon kohë, mund dhe vetë-dashuri për të arritur formën fizike të dëshiruar, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e ekuacionit të vetbesimit. Prandaj lidhni lidhësat e atleteve, vishni rrobat e stërvitjes dhe luajeni trupin tuaj drejt qëllimit të të qënurit versioni më i mirë i vetes tuaj – brenda dhe jashtë. Shumë shpejt, ju do të mësoni jo vetëm që ta doni trupin për të cilin ju keni punuar aq shumë, por dhe ta vlerësoni, ta njihni e ta admironi personin i cili punoi aq fort për t’ia dalë mbanë – veten tuaj!

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply