MBESHTJELLJA E BARKUT ME PLASTIKE – DOBI APO RREZIK? 

A eshte e rrezikshme mbeshtjellja e trupit me mbeshtjellese plastike?

plastic

KËNDVËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

Shqetësimi i vazhdueshëm i shoqërisë për renien në peshë ka çuar në rritjen e shumë produkteve dhe metodave – rregullim i shpejtë (quick fix) – për të rënë në peshë. Një prej këtyre metodave është edhe mbështjellja e trupit, metodë e cila zbatohet sidomos në disa spa, si ndihmë për rënie në peshë.

Mbështjellja e trupit supozohet të ndihmojë në humbjen e peshës përmes aplikimit të mbeshtjellëses plastike të lyer me një substance bimore. Kjo shkakton djerësitjen, e cila supozon detoksifikimin e trupit dhe ju ndihmon të bini në peshë.

RREZIKU I DJERËSITJES SË TEPËRT

Djerësitja e tepërt mund të çojë në dehidratim, e cila është shumë e rrezikshme pasi djersa nuk thahet, por qëndron në trup, duke rritur kështu temperaturën e trupin deri në nivele jo të sigurta. Djerësitja e tepërt çon gjithashtu në ndryshimin e përbërjes kiminë e gjakut, duke ulur volumin e gjakut dhe duke çuar më pak oksigjen në qeliza. Për shkak të humbjes së lëngjeve të tepërta shfaqen shenja të lodhjes, dobësisë, marrje mendsh, konfuzion, koma dhe raste ekstreme me rrezikshmeri për jetën. Nëse jeni në një spa duke aplikuar një mbështjellje të trupit, sigurohuni që personi që e aplikon të jetë i kualifikuar të përballojë këto reagime të trupit.

body

RREZIKU I PROKUTEVE TË PËRFSHIRA

Rreziku i mbështjelljes së stomakut me plastikë nuk ndalet vetëm te djerësitja. Mbështjellësja plastike e përdorur për të mbështjellë pjesën e barkut është e përbërë nga Polyvinyl chloride (PVC), e cila është përshkruar si një nga produktet më të rrezikshme. Lëshon substance të rrezikshme të cilat janë të lidhura me efektet negative në mëlçi, veshka, formimin e eshtrave dhe peshën e trupit. PVC lidhet edhe me kancerin. Disa lloj mbështjellësesh janë të lyera me produkte minerale, nga të cilat disa mund të përmbajnë alumin, i cili lidhet me sëmundjen e Alzheimerit. Përpos kësaj ju mund të jeni edhe alergjikë ndaj ndonjë substance të ndodhur në këtë mëbshtjellëse.

ÇFARË TË KINI PARASYSH NESE DONI TË PËRDORNI MBËSHTJELLËSE PLASTIKE

Mbështjellëset plastike nuk ju ndihmojnë të digjni yndyrnat. E vetmja gjë qe humbisni është pesha e ujit, e cila rikthehet përsëri kur ju hidratoni trupin tuaj. Gjithashtu duhet të merrni parasysh edhe faktorin çmim. Disa biznese që përdorin këtë metodë pretendojnë se ju mund ta bëni këtë procedure madje 4 herë në ditë, disa të tjerë thonë se një herë në javë është e mjaftueshme. Çmimet pastaj variojnë dhe nuk janë aspak të lira, qoftë edhe sikur këtë trajtim ta bëni vetëm një herë në javë. Nëse vendosni ta bëni vetë në shtëpi, mund të kushtojë më pak.

SIGURIA E MBËSHTJELLJES SË TRUPIT

Shumë njerëz të cilët kanë raportuar mbi rezultatet e kënaqshme të mbështjelljes së trupit me plastikë, thonë gjithashu se ata mbajnë një dietë të mirë dhe se stërviten 4 apo 5 herë në javë. Atëherë, nëse është e nevojshme të ndjekësh një dietë të shëndetshme dhe të stërvitesh në mënyrë që të arrihet objektivi final për rënie nga pesha, përse të mos shpenzohen ato para në një abonim palestre, i cili do të garantonte rezultate dhe do të evitonte rrezikun e marrjes së substancave toksike në lëkurën tuaj dhe në gjak? Nëse jeni diabetikë dhe vuani nga tensioni i  lartë i gjakut, nëse jeni shtatzënë apo keni ndonjë problem tjetër shëndetësor, konsultohuni me mjekun përpara se të provoni çdo lloj mbështjelljeje në trupin tuaj.

image

Mos u gënjeni nga reklamat ku shpenzohen miliona për t’u shitur njerëzve produkte pa vlere, produkte që reklamojnë mrekulli në pak ditë. Mrekullitë nuk ekzistojnë. Ekziton vetëm një mendje e fortë, e zgjuar, një mendje që e do trupin dhe që nuk i trembet nje regjimi te mire ne te ushqyer dhe aktivitetit rigoroz fizik për të arritur atë që do.

Nese doni nje trup te bukur, duhet te filloni te ndryshoni mentalitetin ne fillim, stervitni trurin, mbeshtilleni me informacione te vlefshme, ushqehuni shendetshem dhe beni aktivitet fizik. 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply