ÇFARË DO TË THOTË TË JESH AKTIV

active

Të copëtosh perimet, apo të gatuash darken do të thotë të jesh aktiv. Të nxjerrësh fëmijët shëtitje do të thotë të jesh aktiv. Të nxjerrësh qenin shëtitje po ashtu. Te besh nje xhiro me biciklete. Të ecësh përgjatë qendrës tregtare për të gjetur këpucët e dëshiuara quhesh aktiv.

Të rrish në këmbë, në vend që të rrish ulur në autobuz apo tren, quhesh aktiv. Të shkosh në dyqan në këmbë e jo me makinë, quhesh aktiv. Të ngjitësh shkallët e jo të marrësh ashensorin, quhesh aktiv.

Bëni çmos që çdo aktivitet që bëni gjatë ditës të jenë aktive. Nëse punoni pas një tavoline pune, çohuni dhe ecni sa herë t’ju jepet mundësia. Sipas studimeve të bëra, mjafton të ngrihesh në këmbë dhe të lëvizësh për rreth 2 minuta mund ta përmirësojë shëndetin tuaj dramatikisht.

Të jesh aktiv, do të thotëtë limitosh kohën e të parit televizor në më pak se dy orë. Nëse e kaloni gjithë ditën duke punuar përpara një kompiuteri, jepuni syve dhe trupit pak pushim duke lëvizur, në vend që ta kaloni të gjithë ditën e gjithë natën duke shtypur e ngulitur sytë në ekran.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të ngriheni në këmbë e të jeni aktiv sa më shpesh të jetë e mundur.

 


FIT NË 12 JAVË


 


Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply