ÇFARË DO TË THOTË TË JESH SEDENTAR?

obez

Të rrish ndenjur në kolltuk do të thotë sedentar. Të punosh pas një tavoline do të thotë sedentar. Çdo moment që ju uleni, uleni, uleni dhe nuk lëvizni, nuk i jepni muksujve mundësinë të bëjnë punën e tyre dhe nuk i jepni zemrës një shkundje ju jeni sedentarë. Dhe të jesh sedentar shoqërohet edhe me shumë rreziqe për shëndetin, si:

Tendosje të muskujve: Nëse e kaloni gjithë ditën në makinë, ose pas tavolinës së punës, ju e dini që të qëndruarit ulur për orë të tëra mund të rezultojë në tendosjen dhe ngurtësimin e muskujve hamstring (pas kofshës) dhe ngurtësimi i këtyre muskujve bën që shpina të punojë më shumë se ç’duhet.

Sëmundje të zemrës: Kërkimet e hershme kanë treguar se njerëzit, të cilët punojnë në punë të tilla ku kërkohet të qëndrohet ulur me orë të gjata, e kanë më lartë rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, në krahasim me njerëzit që e kanë punën në këmbë dhe në lëvizje. Më keq akoma, një gjë e tillë mund të jetë edhe fatale për jetën.

Obeziteti dhe diabeti: Nga një studim i kryer është gjetur se qëndrimi me orë të tëra duke parë televizor është lidhur me rrezikun e lartë ndaj obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply