DONI TE DIGJNI DHJAMRAT? STERVITUNI ME PESHA! – TAF

power

Per shumë vite me radhë, trajnimi me pesha nuk ka gëzuar respektin e merituar. Ngritësit e peshave janë parë gjithmonë si njerëz të çuditshëm dhe shumë fanatikë ndaj asaj që bëjnë. Atletët inkurajoheshin të mos ngrinin pesha.

Vetëm një gjeneratë më parë, njerëzit mendonin se trajnimi me pesha të bënte të ngadaltë dhe tepër muskuloz dhe ngrinte gjithashtu presionin e gjakut. Madje ishte një kohë, kur edhe institucionet mjekësore thanë që duhej evituar trajnimi me pesha dhe i duhej dhënë prioritet aerobisë.

Sot, të gjithë atletët e mbarë botës bëjnë një trajnim serioz me pesha. Çdo ekip sportiv ka një trajner force. Doktorët e rekomandojnë trajnimin me pesha për shëndetin kardiovaskular, për një dendësi më të mirë të eshtrave dhe ndalimin e sarkopenia me kalimin e moshës. Fizioterapistët e rekomandojnë për ndërtimin e vetë-besimit dhe madje për të luftuar depresionin. Në 1990 Kolegji Amerikan i Mjeksësisë Sportive paraqiti një tezë të përditësuar (updated) ku thuhej se trajnimi me pesha ulte rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe ishte i mirë për shëndetin në përgjithësi.

CrossFit Training Push Ups

Ishte nje lajm me të vërtetë shumë i mirë, kur komunitetet shkencore, mjekësore dhe sportive filluan të mbështesin trajnimin me pesha, përveç një gjëje. Në të njëjtën linjë, në industrinë famëkeqe të fitnesit u shfaqën edhe ata që kaluan në ekstremin tjetër, fanatikët e ngritjes së peshave, të cilët filluan të deklaronin se trajnimi me pesha është i vetmi trajnim që ju nevojitet dhe se kardio s’ia vlen, ose është i dëmshëm për ju.

Nuk ka asnje diskutim: Ju do ta përmirësoni përbërjen e trupit tuaj shumë më tepër me trajnimin me pesha, sesa vetëm me kardio. Nëse e kalon kufirin, kardio mund të ndërhyjë tek forca, fuqia dhe fitimi i muskujve. Edhe pse, në sasinë e duhur kardio dhe peshat jo vetëm që shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën, por janë edhe “shokë” të mirë për të krjuar humbjen më të shpejtë të dhjamrave dhe transformimin fizik më dramatik të mundshëm.

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply