JA SA PESHË MUND TË HUMBISNI SHËNDETSHËM NË NJË MUAJ – TAF

 

lose

Çdo ditë në rrjetet tona sociale bombardohemi nga reklama kompanish, që premtojnë se nëse blini produktet e tyre, ju mund të humbisni  7, 8 e madje 10 apo 15kg në një muaj.

Nëse ajo dasma, eventi apo takim i rendesishem po afron e koha nuk ju premton edhe mund të tundoheni e t’i besoni këto premtime. Por, nëse flasim për një plan të shëndetshëm – një që të jep rezultate që zgjasin – sa peshë pritet që të humbisni në 30 ditë?

Bëni gati makinën llogaritëse dhe vazhdoni lexoni më poshtë, pasi përgjigja është tek numrat.

Në një muaj, në mënyrë krejtësisht të shëndetshme e të arsyeshme mund të humbisni 3.5kg deri në 4.5kg, kjo duke ndjekur një plan të strukturuar. Humbja e 450gr dhjam në trup është e barabartë me 3.500 kalori. Për të humbur 900gr në javë, ju duhet të hiqni 1000 kalori në ditë. Eleminimi mund të bëhet duke zbitur kaloritë në një ditë ose duke rritur sasinë e kalorive të djegura gjatë seancës stërvitore.

Sigurisht, kjo nuk mund të jetë një vlerë e përafërt. Ju duhet të siguroheni që numrat e kalorive që merr/kalorive që harxhon janë 1000 më pas se ato që ishin më pare. Ja përse, dietologët më të suksesshëm mbajnë një ditar ushqimi. Kjo mund të jetë diçka krejt e thjeshtë qoftë një bllok shënimesh apo një aplikacion në telefonin tuaj.

Të mbash shënim çdo kafshatë që futni në gojë, mund të duket një gjë e mërzitshme, por është një mënyrë e provuar nga dietologët, për të kontrolluar gjëra të tilla si, ngrënien e pavetëdijshme dhe mbingrënien në momentet e stresit, të cilat të dyja çojnë drejt marrjes se kalorive te teperta. Nëse do të provonit të shkruanit se çfarë hani në 24, me pikë e me presje, edhe vetë do të habiteshit se sa kalori merrni pa e kuptuar.

Ulja e 1000 kalorive në ditë mund të duket diçka e tmerrshme dhe e pamundur, por nëse e mendoni këtë gjë duke pasur parasysh, rriskat e bukës që hani në ditë, gjalpin e përdorur, ëmbësirat, brumërat, pijet me gaz etj, është e lehtë të shohësh se ku mund të fillosh të bësh ndryshime, për ta ulur atë numër.

Mbani mend, heqja e këtyre kalorive mund të bëhet në kuzhinë dhe duke u stërvitur. Për të punuar drejt zbritjes së këtyre 1000 kalorive, ju duhet të synoni për një aktivitet të moderuar fizik 5-6 ditë në javë. Numri aktual i kalorive të djegura mund të përcaktohet nga gjinia juaj, pesha, sa shpejt e bëtë ushtrimin dhe sa ju zgjati.

tread

Këtu më poshtë janë disa shembuj të përgjithshëm të bazuar në një person që peshon 68kg.

Vrap në pistë për 20 minuta me 9.6km/h: 229 kalori

30 minuta në Cross Trainer: 179 kalori

Not, stil “delfin”, për 30 minuta: 189 kalori

Kickboxing per 30 minuta: 357 kalori

Mantra “ha më pak, lëviz më shumë”, mund të tingëllojë si një këshillë e rëndomtë, por është këshilla më e mirë për ata që duan të bien në peshë. Planet dietike që ju premtojnë humbjen e dhjetra kilogrameve në një muaj, me siguri ju kërkojnë që ta shtyni veten më shumë se ç’duhet në regjimin stërvitor ose të hani shumë më pak se limiti i kërkuar i kalorive në ditë. Akademia Amerikane e Nutricionit dhe Dietikës rekomandon që femrat nuk duhet asnjëherë të konsumojne më pak se 1200 kalori në ditë dhe meshkujt jo më pak se 1800 kalori në ditë.

Prandaj, jepini trupit tuaj kohën e duhur për t’u përballur me ndryshimet në regjimin ushqimor dhe stërvitor. Mos e shtyni atë deri ne abuzim. Mos zgjidhni alternativa të shpejta, për t’u gëzuar për një kohë të shkurtër. Zgjidhni alternativën që do t’ju jape rezultate që zgjasin, rezultate të shëndetshme dhe që ju jep mundësinë t’i mbani ato rezultate më lehtë. Mos harroni, se me aq shpejtesi sa i humbisni ato kg, me aq shpejtësi do t’i rifitoni, madje edhe ca kg më tepër. 

Trupi është një makineri perfekte nëse i bën shërbimin e duhur.


Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply