KUR DUHET TË PESHOHEM? ÇDO DITË, ÇDO JAVË APO ASNJËHERË? – TAF

how

Imagjinoni këtë: Keni vendosur se ka ardhur koha të bëni një përpjekje të vërtetë për të rënë nga pesha. Ju filloni të stërviteni rregullisht dhe filloni të ndiqni gjithashtu një plan ushqimor të shëndetshëm. Ka ardhur koha që të kontrolloni progresin tuaj, e kështu hipni mbi peshore për momentin e të vërtetës.

Ju nuk keni rënë aspak nga pesha. 🙁

Cfarë do te bëni? Do vazhdoni me stërvitjen dhe dietën e shëndetshme? Do hiqni dore dhe ktheheni aty ku ishit më parë? Do filloni ta kufizoni akoma më shumë të ngrënit, që të mund të humbisni peshë me shpejtësi?

angry

Të gjitha këto janë normale dhe reagime të arsyeshme ndaj mungesës së suksesit në atë peshore. Rënia në peshë, ruajtja e saj, apo shtimi në peshë janë mjaft të vështira për t’u ndjekur. Në fakt, për ta thënë më thjesht: Peshorja është një mjet pak hileqar dhe i vështirë për t’u besuar e ndjekur.

Luhatjet në peshë janë të zakonshme pasi pesha juajn varet nga një sere faktorësh. Këtu përfshihen, por nuk janë të kufizuara si, sa të hidratuar jeni, çfarë keni ngrënë momentet e fundit, zakonet tuaja në banjo (si jeni me tretjen), klima dhe rutina stërvitore. Disa luhatje gramësh aty-këtu zakonisht nuk janë rezultat i shtimit në peshë, por rezultat i asaj çka trupi juaj ka nevojë të bëjë për të rregulluar funksionet e tij fiziologjike. Po ju, sa herë peshoheni?

Pamvarësisht objektivit tuaj, qoftë për ruajtur peshën, qoftë për ta ulur apo shtuar, le të flasim për peshoret.

Pyetja e parë që duhet t’i bëni vetes është: “Nëse peshoj veten (çdo ditë, javë, apo priodikisht…etj) do të më ndihmojë, apo dëmtojë? Meqënëse nuk ka përgjigje magjike se sa herë duhet ta peshosh veten, të kuptoni se çfarë ju ndihmon dhe ju motivon si person do t’ju vijë në ndihmë të vendosni.

 Të peshuarit çdo ditë.

Shumë njerëz preferojnë të peshohen çdo ditë pasi kjo u jep një ndijesi kontrolli dhe i ndihmon për të pasur një ide se ku janë me porgresin e tyre. Për shumë prej tyre, i ndihmon të mbajnë progresin në rrugën e duhur. Nëse jeni në gjendje të mos stresoheni nga luhatjet e peshës, atëherë peshohuni edhe ju çdo ditë.

omg

Por, a mundet që shtimi i 150 gramëve të ta prishë humorin? Ose, a je entuzist  të shohësh se ke rënë 500gr? Nëse peshimi i trupit çdo ditë ndikon fuqishëm në humorin dhe sjelljen tënde, atëherë do ta rrishikoje edhe një herë vendimin se sa herë duhet të peshohesh. Numri në atë peshore nuk duhet të ketë fuqinë për të diktuar humorin, aktivitetet e ditës tënde apo cilësinë e jetës tënde në përgjithësi – ai është thjesht një numër.

Të peshuarit çdo javë 

Të peshuarit çdo javë mund të ketë avantazhet e veta – ju lejon që të ndiqni e të mbani në rrugën e duhur progresin tuaj, ndërkohë që keni edhe 6 ditë të tjera për të mos e pasur mendjen tek pesha.

Happy Woman smiling on weighing scales at home asian

Për një rezultat më të mirë, zgjidhni një ditë të caktuar të javës dhe mos e ndërro, peshohu në të njëjtën ditë çdo javë, në mëngjes, mundesisht ne te njejten peshore dhe me te njejtat rroba. Shiko për ndryshime, por mos u kap pas vogëlsirave. Kini parasysh që duhen disa javë për të arritur të shohësh një panorama të asaj drejt së cilës po shkoni. Ky mund të jetë një mjet për t’ju ndihmuar të ndiheni më të përgjegjshëm, pa pasur nevojë që një peshore t’jua luhasë humorin lart e poshtë.

Të peshuarit me raste

Disa njerëz zgjedhin të kontrollojnë peshën e tyre me raste. Ata mund ta bëjnë këtë në shtëpi, në palestër,ose në zyrën e ndonjë doktori për të pasur një ide më të qartë se në ç’fazë janë. Njerëzit që zgjedhin të peshohen me raste shpeshherë kanë mënyra e mjete të tjera për të dalluar nëse pesha e tyre lëviz, ndër to është edhe mënyra se si ju bien rrobat. Mjafton te mbash nje pale xhinse e te matesh me to. Do jeni shume me te kenaqur. 

jeans

Të mospeshuarit anjehere.

Ka shumë njerëz që e kanë bërë peshoren e tyre cope-cope dhe nuk i kthehen më pas. Disa të tjerë e kanë më kollaj të pprovojnë se si ndihen me anë të rrobatve e tyre, ekuilibrimin e vakteve të tyre dhe snaks dhe si e ekzekutojnë një ushtrim, më shumë sesa një shifre në një peshore. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë drejt një shëndeti të mirë – Ka shumë më tepër gjëra shëndeti, sesa thjesht një numër në peshore. 

Nëse po e peshon veten disa herë në ditë, ndalo! Përveç rasteve përjshtuese, ju nuk duhet ta peshoni veten më shumë se një herë në ditë. Duke u fiksuar pas një numri në peshore, nuk do të bëni gjë tjetër veçse ta bëni këtë situate më problematike, më shqetësuese, e cila do të prishë qetësinë dhe lumturinë e jetes suaj. Nëse vendosni që të peshoheni, peshoorja duhet të jetë një mjet që t’ju ndihmojë dhe jo t’ju bëjë keq.

Për ta përmbledhur, ti gjithmonë duhet të pyesësh veten se cilatë vjen në ndihmë. Për disa, të peshuarit çdo ditë është rruga më e mirë. Për të tjerët, sa më rrallë të peshohen, aq më mirë ndihen me shëndetin e tyre. Secili prej nesh i përjeton gjërat në mënyra të ndryshme. Kemi mënyra të ndryshme në përqasjen e motivimit dhe pozitivitetit në jetën tone. Ju zgjidhni ç’është më e mira për ju dhe qëndrojini besnik asaj!

 


 

FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply