VETËM NJË ORË USHTRIME FIZIKE NË JAVË, NDIHMON NË PARANDALIMIN E DEPRESIONIT – TAF

 

Të gjithë e dime se një nga dobitë e aktivitetit fizik është efekti pozitiv që ka në humorin tone. A e keni vënë re se si ata që vrapojnë, ata që bëjnë joga dhe fanatikët e fitnesit e shohin gotën gjithmonë gjysëm plot?

Por, ju nuk keni nevojë të bëheni fanatikë palestre, për të përfituar dobitë shëndetësore. Sipas një studimi të fundit Australian, qoftë edhe një orë e vetme në javë do të bënte goxha diferencë.

Në këtë studim u ndoqën më shumë se 22.000 norvegjezë të rritur, pa probleme të shëndetit mendor në historikun e tyre të mëparshëm, u ndoqën zakonet e tyre në të ushtruarin fizik, së bashku me simptomat e tyre të depresonit dhe ankthit, për gjatë 11 viteve, e publikuar kjo në Gazetën Amerikane të Psikiatrisë.

Në fillimet e këtij studimi, 12% nuk ushtroheshin aspak, ndërkohë që pjesa tjetër varionte nga “deri në 30 minuta” në “më shumë se 4 orë” në javë. Përgjatë këtij studimi 7% e njerëzve zhvilluan ankth dhe 9% zhvilluan depression.

Ndërkohë që nuk ka një lidhje mes të ushtruarit fizik dhe ankthit, kërkuesit pane një lidhje me aktivitetit fizik dhe depresionit. Njerëzit të cilët u shprehën në fillim të studimit se nuk ushtroheshin filluan të ishin 44% më të prekshëm nga depresioni, krahasuar me ata që ushtroheshin të paktën 1 deri në 2 orë në javë.

Ndërkohë që autorët e studimit u treguan të kujdesshëm për të theksuar se nuk mundën të provonin një marrëdhënie shkak-efekt, duket qartë që studimi sugjeron që pothuajse 12% e rasteve me depression mund të parandalohen edhe me një orë të vetme ushtrime fizike në javë.

Gjithashtu, intensiteti i ushtrimeve nuk përbëri ndonjë ndryshim, kur vjen puna ate marrja e dobive të shëndetit mendor, por do hapat më efektivë në shëndetin mendor do të ishin ato që inkurajojnë dhe rrisin nivelin e aktiviteteve fizike të përtditshme si ecja, vrapi apo biçikleta.

Është e vështirë të përcaktohet me saktësi se përse një orë ushtrime fizike bën kaq diferencë të madhe, por kërkuesit kanë hedhur hipoteza nga më të ndryshime, duke përfshirë edhe faktin që aktiviteti fizik ka dobi shoqërore, është një mjet për rritjen e vetë-besimit dhe çliron endorfinë, hormonet “ e të ndjerit mirë”, të gjitha këto ndihmojnë në mbatjen larg të depresionit.

Megjithatë, ka evidence shumë të mira që aktiviteti fizik mund të ndihmojë njerëzit, për t’u rekuperuar nga depresioni edhe pse rekomandohet që të përdoret si mjet ndihmës shtese ndaj trajtimeve të zakonshme si meditimi dhe këshillimi. Këto studime të bëra tregojnë se si aktiviteti fizik mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e depresionit.

Aktiviteti fizik është një nga mënyrat më të efektive për të rritur humorin tuaj dhe për të parandaluar episode depressive. Mënyra më e mirë për t’I qëndruar larg zymtësisë është të mirëmbani një rutinë të rregullt ditore e për të qenë më efektivë e më positive. Ja pra, mjafton vetëm një orë në javë për të përftuar dobi të mëdha.

 


 

FIT NË 12 JAVË

 


Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply