5 MESIME TE VLEFSHME PER JETEN, QE UA MESON VAJTJA NE PALESTER – TAF

life

Nëse ka diçka që mund të thuash për shëndetin, mirëqënien dhe fitnesin është se ju merrni atë që jepni. Peshoret mund të gënjejnë, lista me ushqime mund të gënjejë, mami juaj mund të gënjejë, por palestra është e sinqertë. Rezultatet tuaja janë reflektim i mundimeve, punës dhe disiplinës që keni dhënë.

Vajtja në palestër nuk ka të bëjë vetëm me ardhjen në formë. Shkon përtej krijimit të një trupi plazhi, ndërtimi të muskujve, apo të bërit tmerresisht seksi – në fakt, përvoja juaj në palestër mund të ndikojë në shumë aspekte të jetës suaj.

Më poshtë janë disa mësime shumë të vlefshme, që i merrni nga vajtja në palestër.

 

1. Ju jeni më të fortë se ç’mendoni.

Ajo seanca 30 minutëshe në biçikletë, ku ju arritët ta çonit rezistencën deri në maksimum, në atë moment mund të jetë dukur e pamundur, por ama ju ia dolët. Në fillimet tuaja ngritja e asaj shtangës në bench press as nuk mundohej fare – por, ia arritët ta bënit edhe atë. Në fillim te tonifikonit trupin tuaj dukej krejtësisht një gjë e pamundur, por ia dolët me sukses.

Palestra ndoshta na mëson një nga mësimet më të thella të shpërblimit: që ne jemi shumë më të fortë dhe shumë më të zotë nga sa mendojmë.

 

2. Ju duhet të punoni fort, për të arrritur atë që doni.

Do të ishte ideale sikur të gjithë të hanim çdo ditë shëndetshëm dhe të vinim në formë brenda natës.

Per te arritur objektivat tuaj, në fitness dhe në jetë, nuk është gjithmonë e lehtë.

Objektivat tona kërkojnë shumë mund. Kërkojnë angazhim dhe mbi të gjitha shumë punë.

Sa herë kaloni dyert e palestrës dhe futeni në atë tempull është një kujtesë që do t’ju duhet të lodheni shumë për të arritur atë që doni.

gym

3. Palestra ju mëson përulësinë.

Nganjëherë kur del nga palestra e ndien veten si një bos i vërtetë, kokën lart dhe me një hap të fuqishëm dhe bindës.

Por, ka edhe nga ato ditët – ju e dini sigurisht, nga ato ditët kur i merr këmbët zvarrë dhe s’ka rëndësi se sa fort je munduar për të dhënë maksimumin në atë seancë, zemra juaj thjesht s’ishte aty.

Këto ditë me të vërtetë ta shpifin. Por ama, ato bëjnë që ditët e tjera t’i shijojmë si duhet dhe na rikujtojnë se gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duam – dhe kjo është ok, gjthashtu.

Rëndësi ka që të mos e lejojmë një ditë të keqe të na prishë të gjithë rrugëtimin dhe ditët pozitive.

 

4. Është rutina që ndiqni ajo që dikton rezultatet tuaja.

Ne jemi një shoqëri e orientuar nga rezultatet. Nganjeherë, fokusohemi kaq shumë në një objektiv të largët, sa nuk arrijmë të shohim rrugën që duhet të na çojë atje.

Palestra të mëson se jo gjithmonë është e nevojshme të arrish një objektiv specifik të shëndetshëm, por ta frekuentosh ate rregullisht. Ka të bëjë me kohën që i dedikon dhe me zhvillimin e një rutine të shëndetshme, që krijon ambjentin e përshtatshëm, në të cilin do të arrihen arrijet që ne kërkojmë. Nëse nuk e krijojmë një ambjent të tillë gradualisht, nëse nuk bëjmë hapat e vegjël, nëse nuk shohim atë që ndërtojmë ditë pas dite, atëherë ai objektiv do të na duket i paarritshëm.

 

5. Bëj progres ose vdis.

Ok, kjo edhe mund të duket paksa dramatike.

Por, nëse nuk po përparoni, atëherë ju ka zënë amullia. Vajtja rregullisht në palestër dhe rritja graduale e seancave tuaja – qoftë duke bërë seanca të reja, më shumë përsëritje apo me pesha më të rënda – ju mëson ta shtyni veten jashtë zonës suaj të komfortit dhe të synoni për akoma më mirë.  

boks

Ndoshta doni t’i bëni squats pak më të thella apo të shtoni disa ushtrime më shumë në fund të seancës. Ndoshta keni bërë më shumë se një seancë brenda dite për ta shtyrë veten akoma më shumë. Çfarëdo qoftë, ju po bëni çmos që të bëni më mire e më shumë dhe kjo është diçka për të cilën duhet të jeni krenarë jo vetëm në palestër, por edhe në jetë.

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply