JU PYESNI , NE PERGJIGJEMI – TAF

PYETJE & PERGJIGJE

 

PYETJE: Çfare eshte me e mire per mua: biçikleta statike, rower apo pista e vrapit?

PERGJIGJE: Fuqia e terheqjes se nje makinerie rower do t’ju beje te arrini objektivat tuaj me shpejt se çdo makineri tjeter. Nje piste vrapi nuk eshte gje tjeter veçse nje vrapim “fitimtar” në vend. Biçikleta statike duhet te perdoret kryesisht per fazen e nxehjes se muskujve, pasi djeg vetem 535 kalori, jo fort me vlere, në nje ore. Makineria rower kryeson radhitjen me 802 kalori në ore, pasi punon muskujt me te medhenj te trupit, kembe, core e pjesen e siperme te trupit.

PYETJE: Cili eshte ndryshimi mes peshave te lira dhe makinerive te rezistences dhe cilat te perdor?

PERGJIGJE: Peshat e lira jane girat dhe shtangat, te cilat zakonisht i sheh tek zona e peshave, te radhirura në kendin e tyre. Ngritja e peshave te lira përfaqëson nje reflektim te qarte te forces tende. Kjo, sepse nuk te ofrojne asnje ndihme, ti mjafton t’i marresh në dore dhe te perfundosh nje ushtrim.

Nga ana tjeter, makinerite e rezistences, zakonisht jane te ndertuara per te lehtesuar aftesine tende në ngritjen e peshes, deri në ate pike që kyçet tuaja kerkojne ndihme. Keto makineri jane ato makineri me strukture metalike shpeshhere komplekse, që shikoni në palester. Ato kompensojne, per faktin se aftesia juaj e ngritjes se peshes do te limitohet nga sasia e forces në nje kend te caktuar.

Keto makineri ju ndihmojne te kaloni permes pikes “se vdekjes” te ngritjes se nje peshe, ndryshe nga peshat e lira. Ato jane te rekomandueshme sidomos per fillestaret dhe pasi trupi te jete fituar konfidencen e duhur mund te kalohet te peshat e lira.

PYETJE: Nese ndaloj stervitjen, a me kthehen muskujt në dhjam?

PERGJIGJE: Kjo eshte nje ide mjaft e perhapur, por e gabuar. Si duket ka dale nga evidencat anektodike te atyre meshkujve te medhenj, te cilet kane ndaluar stervitjen dhe menjehere kane kaluar nga muskuloze në te shendoshe. Boksieret jane nje shembull shume i mire.

Pesha e fituar eshte tipike, pasi meshkujt jane kaq te mesuar duke ngrene sasi te madhe ushqimi kur sterviten, saqe ato a vazhdojne me te njejten rutine edhe kur ndaloje aktivitetin. Shtoji kesaj edhe reduktimin e kalorive ditore te harxhuara dhe do perfundosh duke marre kalori shtese çdo dite.

Nese evitohet ngrenia e tepert, kur ndalohet aktiviteti sportiv, ajo çka zakonisht ndodh eshte se muskujt tuaj do te fillojne te “shfryhen” (pasi nuk kerkohen me per te performuar në nje nivel te larte), por perqindja e dhjamit në trup do te qendroje e njejte.

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply