101 MTEyXzYyOTkzLmpwZw==
coverHomemade salad nicoise with tuna, anchovies, tomatoesRelaxMatjet – % yndyresturkish getuptricep dipsumo squat kettlebellstrech-1-shoulderswissball-jackknifebird-dogGuide ushqimorechin up

FIT NË 12 JAVË

£69.99

Ky program është i ndërtuar në formatin PDF dhe ju duhet të keni të instaluar Adobe Reader. Programi është ne gjuhen shqipe dhe është i dizenjuar në formën e një libri elektronik (e-book), që e bën më të lehtë leximin dhe perdorimin e tij.

Programi “FIT NË 12 JAVË” është një produkt i cili vjen në formën e një linku, të cilin mund ta hapni nga emaili juaj (kontrolloni edhe Junk email) për përdorim nga çdo aparturë (Android/IOS/Tablet/Laptop, Kompiuter apo Smart TV.)

————————-

MENYRE ALTERNATIVE PAGESE

Për të gjithë blerësit që nuk kanë mundësi blerje online të programit “Fit ne 12 jave” apo kane veshtiresi ne menyren e pageses me karte banke, permes PayPal, TAF ju ofron një mënyrë pagese në një llogari bankare në Shqipëri.

Hapat e pagesës janë këto:

 Arkëtimi i pagesës nga çdo filial i Raiffeisen Bank në Shqipëri në llogarinë bankare qe ne do t’ia japim gjithesecilit qe na e kerkon kete informacion ne inbox.

 Pas arketimit, mandati i pagesës mund të na dërgohet i fotografuar në kutinë e mesazheve në Facebook ose i skanuar në adresën e emailit thealbanianfitness@gmail.com

Nëse e dërgoni në Facebook, mos harroni të dërgoni dhe adresën e emailit tuaj, pasi aty do ju dërgohet kopja e programit.

Sapo stafi i TAF të marre kopjen e mandatit në mënyrë elektronike, do ju dërgojë në emailin që ju keni deklaruar, linkun e programit.

Për të gjithë blerësit që dëshirojnë të bëjnë blerjen e programit me transfertë bankare, nëpërmjet Raiffeisen Bank apo nëpërmjet bankave të tjera ne banken tone ne Londer, TAF ju sugjeron që më parë të informoheni mbi kushtet përkatëse të bankave përsa i takon komisioneve të transfertës, pasi këto janë kosto shtesë që ju takojnë ju.

 

Kategoria:

Përshkrim i Produktit

BINI NE PESHE DHE TONIFIKOHUNI ME “FIT NË 12 JAVË”

Nuk ndiheni në lartësinë e duhur?

Nuk jeni të lumtur me formën e trupit tuaj?

A po bëheni gati për një eveniment të rëndësishëm, për një dasëm, për pushime apo një ritakim me shoqërinë e vjetër shkollore – ku dëshiron të biesh në sy?

Jeni të lodhur nga palat e barkut, krahët e qullët apo këmbët e dobëta?

Jeni të lodhur nga dietat drastike, që s’bëjnë gjë tjetër veçse ju kthejnë në pikën e fillimit?

Nëse u përgjigjët “PO” njërës prej pyetjeve të mësipërme, atëherë ky është program i duhur për ju.

FILLONI TANI, PËR NJË NDRYSHIM TË RI!

Bëni tuajin programin “FIT NË 12 JAVË”!

 

Programi “FIT NË 12 JAVË” ështe ndertuar për të gjitha nivelet e fitnesit, për të dy gjinitë dhe per te gjitha format e trupit. Ky program trainimi ul peshën, përqindjen e yndyres në trup, tonifikon muskujt dhe i jep trupit tuaj nje formë më të bukur dhe natyrale.

 

Çfarë duhet të dini më shumë:

 

Në këtë program do të keni mundësinë të njiheni me:

  • Efektet pozitive të aktivitetit fizik në jetën tuaj
  • Informacione të rëndësishme përpara se të filloni një program
  • Grupmuskujt kryesorë të trupit dhe anatominë e tyre
  • Mënyrën e të stërviturit
  • Mënyrën se si të kontrolloni elementet bazë të këtij programi (lodhja, stresi, gjumi, hidratimi etj).
  • Mënyrën e detajuar të përdorimit të këtij programi
  • Të gjitha të dhënat se si funksionon ky program
  • Llojet dhe teknikat e trajnimit dhe efektet e tyre
  • Llogaritjen e marrjes dhe shpenzimit të energjisë
  • Të ushqyerin, në përshtatje me këtë program

Ky program trajnimi 12 javor ju kërkon të stërviteni katër herë në javë, për dy javët e para. Më pas, vijon me pesë herë në javë, duke përmbyllur tre javët e fundit me 6 herë në javë.

Në këtë program janë të përfshira tre llojet e trajnimit: Trajnimi kardiovaskular, Trajnimi Rezistent dhe Trajnimi Core/Abs. Secili prej tyre ju jep mundësinë të sprovoni veten në forma dhe në intensitete të ndryshme, që vijnë gjithmonë në rritje.

Ky program është ndërtuar, që të funksionojë në përputhje me Planin e dhënë ushqimor.

 

Çfarë rezultatesh priten?

 

Migena dhe transformimi i saj me programin "Fit ne 12 jave" (68kg - 57kg)

Klikoni linkun, per te lexuar nje nga historite fantastike te suksesit, permes programit “Fit ne 12 jave”

HISTORI SUKSESI – MIGENA SHEMA DHE SFIDA E SAJ ME “FIT NE 12 JAVE”

 

Qëllimi i dymbëdhjetë javëve të para:

  • Vendosja e një rutine të rregullt stërvitore, e cila do t’ju ndihmojë ta ktheni aktivitetin fizik në një mënyrë jetese.
  • Rritja e vetëbesimit dhe vendosja e një raporti më të dashur me veten tuaj.
  • Vendosja e një raporti të rregullt me mënyrën e të ushqyerit.
  • Ulje e përqindjes dhjamore në trup.
  • Muskuj më të tonifikuar e me forma më të bukura trupore.
  • Rënie në peshë në mënyrë të shëndetshme deri në 15kg (kjo në varësi të individit).
  • Rritje e metabolizmit.
  • Gjendje fantastike kardiovaskulare.
  • Forcë abdominale dhe e të gjithë muskujve Core.
  • Forcë dhe rezistencë muskulare.
  • Koordinim dhe fleksibilitet.
  • Funksionim shumë të mirë nervor.
  • Permiresim te aktivitetit seksual
  • Rritje e testosteronit (tek meshkujt)
  • Forcë funksionale.
  • Shpejtësi….

(lista është shumë e gjatë)

Theksuam më lart “dymbëdhjetë javët e para”, pasi ky program edhe pse është vetëm për 12 javë, ai mund të përsëritet sërish.

 

Ky program është kaq i larmishëm me trajnime dhe teknika të shumëllojshme, të cilat janë gjithmonë efektive, mjafton të rifilloni programin nga seanca e parë duke e sfiduar veten më shumë në një nivel më të lartë. Këtë mund ta bëni përmes rritjes së peshave, uljes së kohës së pushimit apo rritjes së intensitetit të kardios.

 

The Albanian Fitness do te jete gjithmone prane te gjithe atyre qe do te zbatojne kete program, me keshillat, motivimin dhe per cdo paqartesi qe mund haset gjate zbatimit te tij. 

 

BEHUNI TRAJNERE TE VETES SUAJ

BENI TUAJIN PROGRAMIN “FIT NE 12 JAVE”, TANI!

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Komente

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.

© Copyright 2016-2017 All rights reserved. | The Albanian Fitness

A ju pelqeu ky postim? Ju lutemi shperndajeni :)

A ju pelqeu ky postim? Ju lutemi shperndajeni :)