Termat dhe Kushtet e Perdorimit

  1. Pronësia

1.1 Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2015; Këto të drejta i përkasin faqes së internetit:

1.2 Të drejtat e rezervuara në këtë Website përfshijnë të gjitha tekstet e shkruara, fotot, grafikën, imazhet, dizenjot, logot, ikonat, videot, regjistrimet me zë dhe me figure, fjalët, shprehjet, faqet dhe emrat e produkteve që u referohen dhe që përfshihen në website, përveç rasteve kur merren nga një palë e tretë, e cila mund të ketë autorësinë mbi materialin.

  1. Qëllimi i të drejtës së përdorimit

2.1 Mbështetur në kushtet e përdorimit, juve ju jepet e drejta jo-ekskluzive dhe jo e transferueshme, për ta aksesuar dhe përdorur personalisht, JO për qëllime përfitimi, faqen e internetit dhe shërbimet që ofron ajo.

2.2 Ju nuk mund t’i përdorni Programet elektronike në më shumë se një sistem kompiuterik apo aparturë, njëkohësisht.

2.3 Ndalohet rreptësisht riprodhimi në shkallë të gjerë i përbërjes së Programeve elektronike.

  1. Përdorimi i Website-t

3.1 Këto Terma dhe Kushte ju japin të drejtën për të përdorur këtë faqe dhe për të pasur akses në përdorimin e Programeve, Forumit dhe të çdo produkti, linkeve apo shërbimi në lidhje me Programet apo vetë faqen.

3.2 Me shkarkimin e çfarëdolloj materiali të kësaj Faqeje në kompiuterin tuaj, nuk ju jep të drejtën e autorisë dhe duke shkarkuar çdo përbërje ju pranoni të MOS i përdorni këto materiale për qëllime përfitimi apo çfarëdolloj qëllimi tjetër, që bie ndesh me Termat dhe Kushtet dhe të drejtat tona ligjore në lidhje me Website-n, Programet dhe/apo Forumin.

3.3 Ju pranoni, se kur regjistroheni, aktivizoni dhe shkarkoni Programin elektronik, ju NUK do ta riprodhoni, shpërndani personalisht, modifikoni apo bëni çfarëdolloj marrëveshje me përbërjen e Website-t, pamvarësisht formatit, personalisht apo t’i jepen pjesë të saj një pale të tretë, e cila gjithashtu mund të thyeje të drejtat tona ligjore të autorësisë. E drejta e produktit është e mbrojtur në bazë të Ligjit të Mbretërisë së Bashkuar, për të drejtën e autorsisë. Shkeljet e kësaj të drejte janë të shkruara qartë në Programet tona, së bashku me sanksionet përkatëse.

3.4 Ju pranoni, që duke shkarkuar çfarëdolloj produkti apo shërbimi nga Website, nuk do ta jepni me qera, nuk do t’ia jepni një pale të tretë, nuk do ta modifikoni apo të përfitoni nga nxjerrja e përbërjes së Website-t dhe/ose ta vini në dizpozicion të një tjetër network-u, ku mund të përdoret nga pajisje të ndryshme në të njëjtën kohë.

3.5 Ju pranoni që përdorimi i kësaj faqeje nga ana juaj nuk do të dhunojë asnjë ligj pa asnjë kufizim, duke përfshirë konkurimet, reklamat, ligjin për mbrojtjen e klientit, privatësinë, te drejtat intelektuale të pronësisë dhe/ose shpifje brenda Britanisë dhe në rastet kur aksesohet nga një tjetër juridiksion që nuk është Britania, ju pranoni të ndiqeni nga ligjet e Mbretërisë së Bashkuar.

3.6 Ju pranoni, që duke përdorur këtë faqe, ju nuk do të postoni kërcënime, shpifje, shantazhe, fyerje, emaile apo komente që nxisin urrejtje, të cilat nxisin të tjerët të reagojnë në të njëjtën formë.

3.7 Ju pranoni, që nuk do të postoni komente rreth faqes, përmbajtjes së saj, përfaqësuesve të saj, anëtarëve, drejtuesve, këshilltarëve apo punonjësve pa marrë më parë lejen nga ana jonë.

  1. Kontrata juaj

Me aksesimin në këtë Website, përfshirë të gjitha faqet e website-t, Programin dhe/apo shërbimet, Produktet, informacionin, tekstin dhe fotot që ofrohen apo sigurohen në Website, do te merret e mireqene se ju i keni lexuar dhe pranuar personalisht Termat dhe Kushtet.

  1. Anëtarësimi në Forum

5.1 Ju pranoni që anëtarësimi në Forum është për komunikim publik.

5.2 Për t’u bërë anëtar i Forumit ju pranoni të jepni në mënyrë korrekte të dhënat tuaja personale, ashtu siç kërkohet në faqen e regjistrimit për Forumin.

5.3 Ju do ta përdorni Forum vetëm për qëllime pozitive dhe mbështetëse dhe jo për të postuar apo komentuar negativisht apo në një gjuhë që mund të jetë ofenduese për pjesëtarët e tjerë të Forumit, për Forumin vetë, Faqen, Programin apo individët që përfaqësojnë Faqen si dhe pjesëtarët e tjerë të stafit të Faqes (The Albanian Fitness)

5.4 Ju nuk do ta përdorni Forumin:

  1. a) Për të folur me një gjuhë të papranueshme, për sjelljeje abusive, kërcënuese, fyese, diskretituese apo raciste
  2. b) Për të ndërhyrë në arsyet e përdorimit të Forumit nga pjesëtarët e tjerë
  3. c) Për të nxitur të tjerët në sjellje dhe aktivitete të përshkruara mësipër në nënpikën (3.6)
  4. d) dhe të tentoni që direkt apo indirekt të lejoni një të tretë të hyjë në Forum duke përdorur të dhënat tuaja.

 

  1. Anullimet

6.1 Ju mund ta anulloni regjistrimin tuaj (kini parasysh që në rast anullimi nuk merrni kompensim) në Faqe duke njoftuar stafin thealbanianfitness@gmail.com dhe ne mund të deaktivizojmë llogarinë në emrin tuaj, anëtarësimin tuaj në Website dhe të arkivojmë të gjitha informacionet tuaja, apo llogarinë tuaj në database tone. (Informacionet tuaja do të ruhen për një periudhë 7 vjeçare dhe më pas do të fshihen).

6.2 Ne kemi të drejtë të anullojmë regjistrimin apo pjesëmarrjen tuaj në Forum, nëse vëmë re se keni shkelur Termat dhe Kushtet e Përdorimit të kësaj license ose po mbështesni aktivitetin e paligjshëm të një pale të tretë kundrejt Website tone, ne kemi lirinë për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i vënë në zbatim këto Terma dhe kushte ndaj kësaj license.

  1. Pagesat

7.1 Me blerjen e çdo produkti apo shërbimi në Faqe ju bini dakort:

  1. a) Të paguani duke përdorur një kartë të vlefshme krediti (apo çdo lloj forme tjetër pagese);
  2. b) Të siguroni për ne informacione të vërteta dhe aktuale, ashtu siç kërkohen tek Detajet e Faturës, kur blini produktin, përfshirë këtu emrin, adresën, telefonin, adresën e email-it dhe të dhënat e kartës së bankës dhe pa shkelur asnjë nga të drejtat tona. Nëse ne zbulojmë se informacioni I dhënë prej jush është i paplotë ne mund të ndalojmë blerjen, ta mbajmë pezull apo të bllokojmë aksesin tuaj në website të Programeve, produkteve apo shërbimeve që keni marrë prej nesh.
  3. c) Të gjitha pagesat janë në £ (pound britanik)
  4. d) Taksat dhe pagesat shtesë mund të t’i bashkangjiten totalit të një produkti.

 

  1. Rreziqet

8.1 Emërtimi i Produktit do të shfaqet në faturën tuaj së bashku me pagesën e bërë nga ana juaj.

  1. 2 Rreziku i humbjes apo dëmtimit të Produktit gjatë marrjes së tij nuk varet më nga ne. Duhet të siguroheni që keni çdo gjë që duhet për të marrë Produktin. Në rastin e linkeve të programeve, duhet të siguroheni që keni internet të mire, memorje në aparatin tuaj dhe formatin e duhur për ta lexuar. Nëse keni probleme per marrjen e produktit duhet të kontaktoni me stafin e The Albanian Fitness përmes emailit: thealbanianfitness@gmail.com dhe stafi do të hetojë ankesen tuaj brenda 7 ditës nga dita e bërjes së ankesës.

 

  1. Garanci/Kompensim

9.1 Si subjekt i të drejtës që ju është dhënë nga legjislacioni statutor për mbrojtjen e konsumatorit, gjë që nuk mund të përjashtohet, për shkak të natyrës së Programit dhe/ose produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga Website dhe duke qenë se ne nuk ju ndjekim dot gjatë përdorimit të Programit apo shërbimeve të tjera, ne nuk japim garanci për rezultatet që vijnë nga përdorimi i Programit dhe as në lidhje me përdorimin e produkteve apo shërbimeve të tjera të ofruara nga Website.

9.2 Ju e pranoni me vetëdije se përdorimi i Website dhe porukteve apo shërbimeve të tij është në përgjegjësinë tuaj.

9.3 Nga ana jonë, do të shqyrtohet çdo ankesë apo kompensim me shumë kujdes dhe është në të drejtën tonë që të bëjmë kompensimin për një produkt që ju keni porositur, paguar dhe e keni marrë ose të refuzojmë këtë ankesë.

  1. Pergjegjesi mjekesore

10.1 Ne nuk jemi organizatë mjekësore dhe ne nuk mund t’ju japim këshilla mjekësore apo ndihmë mjekësore të çfarëdolloj forme. Asgjë në këtë Website apo çdo gjë që është e lidhur me të nuk mund dhe nuk duhet të merret si këshillë mjekësore apo ndihmë dhe as nuk duhet të interpretohet si një zëvendësim i këshillave mjekësore, apo të përdoret si reference, por duhet të kërkohet ndihma e duhur mjekësore apo ndihma nga persona të kualifikuar për një rrethanë të caktuar.

10.2 Ju jeni të vetmit përgjegjës për vlerësimin dhe kontrollin e shëndetit dhe mirëqënies suaj dhe nëse duhet të përdorni produktet apo shërbimet e ofruara në këtë website. Ne ju rekomandojmë të kërkoni këshillën e duhur mjekësore përpara se të përdorni çdo material, produkt apo shërbim të ofruar nga website.

10.3 Ju pranoni që jo vetëm ne, por as ata që ofrojnë shërbimin apo furnizuesit (në raste produktesh fizike) nuk japim garanci apo përfaqësime rreth përbërjes, produktit, shërbimeve apo ofertave që i referohet Website dhe mbi të gjitha nuk japim garanci për rreziqet, rezultatet, arsyetimin apo saktësinë e përdorimit të programeve, produkteve apo shërbimeve dhe përdorimi i Website, Programeve, produkteve dhe shërbimeve është krejtësisht përgjegjësia juaj.

  1. E drejta jonë për të ndryshuar shërbimet

11.1 Ju pranoni që ne ushtrojmë të drejtën që në çdo kohë, të ndërrojmë, ndryshojmë, fshijmë apo të përshtasim Termat e Kushtet e Përdorimit të Website, në bazë të kërkesave tona, pa njoftim paraprak. 

11.2 Ndryshimet do të publikohen në Website dhe do të merret e mireqene që ju i keni pranuar këto ndryshime, pas vizitës suaj të pare në Website pas publikimit.

  1. Juridiksioni

Duke aksesuar këtë Website, duke blerë Programet, produktet apo shërbimet që ofron, ju pranoni Termat dhe Kushtet e Përdorimit, të cilat janë nën drejtimin e ligjeve të Mbretërisë së Bashkuar.

  1. Dëmshpërblimi

Ju pranoni të bëni dëmshpërblimin e plotë ndaj nesh, për secilin dhe për ankesat e pales së tretë, detyrimet, shpenzimet pëfshirë këtu avokatët/shpenzimet e klientit, që mund të ndodhin si pasojë e përdorimit jo të ligjshëm të Website-t dhe të shkeljes së secilës prej pikave që përfshihen tek Termat dhe Kushtet e Përdorimit dhe lehtësimit apo mbështetjes që ju i jepni një pale të tretë, e cila na ka shkaktuar humbje apo dëmtime.

14.Ju jeni përgjegjës për përbërjen e çdo postimi që bëni në Forum.

  1. Të përgjithshme

(a) E gjithë kontrata

Këto Terma dhe Kushte ndërtojnë kontratën mes nesh dhe jush në lidhje me Website dhe përdorimin e tij nga ana juaj.  

(b) Heqja dorë

Çdo dështim apo vonesë nga ana jonë për të ushtruar një fuqi apo të drejtë tonë nën këto Terma dhe Kushte, nuk do të thotë që kemi hequr dorë dhe as nuk na e heq të drejtën për ta ushtruar fuqinë apo të drejtën në një datë më të vonë.

© Copyright 2016-2017 All rights reserved. | The Albanian Fitness

A ju pelqeu ky postim? Ju lutemi shperndajeni :)

A ju pelqeu ky postim? Ju lutemi shperndajeni :)